Fondet e BE-së në Tunizi/ Nis zbatimi i marrëveshjes për ndalimin e emigrantëve

Bota

Fondet e BE-së në Tunizi/ Nis zbatimi i marrëveshjes për ndalimin e emigrantëve

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Paratë evropiane do të mbërrijnë së shpejti në Tunizi për të ndalur fluksin e emigrantëve. Komisioni Evropian ka njoftuar se disbursimi do të nisë në ditët e ardhshme falë marrëveshjes së arritur korrikun e kaluar me presidentin tunizian Kais Saied.

Në total janë 127 milionë euro, gjysma e të cilëve do të përdoret për asistencë operacionale për të ndalur emigrantët që të mbërrijnë në Evropë. Kjo përfshin edhe pajisjen me mjete të rojës bregdetare tuniziane.

Por paratë do të përdoren edhe për mbrojtjen e emigrantëve në Tunizi në bashkëpunim me UNHCR-në dhe kthimin e tyre në vendet e origjinës.

Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ngriti shqetësime mes OJQ-ve që punojnë me emigrantët, të cilat kanë raportuar për keqtrajtime dhe braktisje në mes të shkretëtirës.

Për këtë Komisioni iu përgjigj interesit të gazetarëve:

 “Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, BE dhe Tunizia kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe respektit të dinjitetit të emigrantëve. Tani është radha e nënshkrimit të akordeve të tjera, me klauzola standarde për të drejtat e njeriut”,- Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së.

Koha duket se ka përshpejtuar fluksin masiv të mbërritjeve të emigrantëve në ishullin italian të Lampeduzës dhe gjatë vizitës të zhvilluar atje javën e kaluar, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen u zotua për përshpejtimin e ndihmave.

Dhe kjo, pavarësisht faktit se shumë vende anëtare ankohen se nuk janë përfshirë mjaftueshëm në negociatat për Memorandumin e Mirëkuptimit. Një partneritet që Komisioni dëshiron ta kthejë në model për marrëveshje të ardhshme me vende si Egjipti dhe Maroku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat