Poloni, mbahet marshimi i opozitës me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra njerëzve

Bota

Poloni, mbahet marshimi i opozitës me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra njerëzve

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Me thirrjen e ish-kryeministrit polak, Donald Tusk dhe liderit të Platformës Civile (PO) partisë më të madhe opozitare në Poloni, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin Varshavë me kërkesën për demokraci, raporton Anadolu.

Aktiviteti i mbajtur para zgjedhjeve që do të zhvillohen në vend më 15 tetor, u emërtua "Marshimi i një milion zemrave".

Tusk mbajti një fjalim për popullatën e mbledhur në qendër të Varshavës dhe tha se ndryshimi është i pashmangshëm.

Në fjalën e tij, Tusk theksoi se marshimi i mbajtur sot është simbol i rilindjes dhe falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre.

Qytetarët të cilët marshuan me flamujt e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Polonisë brohoritën me slogane dhe mbajtën pankarta me thirrjet për ndryshim, demokraci dhe ligj.

Marshimi i mëparshëm nën kryesimin e Tusk u mbajt gjithashtu në Varshavë më 4 qershor ndërsa morën pjesë mbi 500 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat