Ukraina synon të prodhojë një milion drona gjatë vitit 2024

Bota

Ukraina synon të prodhojë një milion drona gjatë vitit 2024

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Zyrtarët ukrainas njoftuan se synojnë të rrisin prodhimin vendas të dronëve në vitin 2024.

Është pjesë e një plani më të madh për të mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë dhe rritja e prodhimit do të përqendrohet në dronët FPV (pamja e personit të parë) të destinuara për zbulim dhe sulm.

Këtë e ka bërë të ditur ministri ukrainas i Industrisë Strategjike, Oleksandr Kamishin, i cili këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.

“Në dhjetor kemi prodhuar më shumë se 50 mijë dronë FPV. Përveç kësaj, vitin e ardhshëm do të prodhojmë më shumë se 10 mijë dronë sulmues me rreze të mesme dhe më shumë se 1000 drone me rreze të gjatë. Të gjitha kapacitetet e prodhimit janë gati”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat