“Coca-Cola” mohon se pijet e saja janë të rrezikshme

Bota

“Coca-Cola” mohon se pijet e saja janë të rrezikshme

Më: 28 mars 2017 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Kompania “Coca-Cola”, të martën, ka hedhur poshtë pohimet se pijet e saja “Fanta” dhe “Sprite” nuk janë të përshtatshme për konsumim kur kombinohen me vitaminën C.

Televizioni CNN ka transmetuar në portalin e saj, se banorët e Nigerisë po bojkotojnë pijet e “Coca-Cola”, pasi gjykata në Lagos ka marrë vendim se ato mund të jenë “të helmuara”.

Kompania “Coca-Cola” ka bërë të ditur se porositë lokale dallojnë nga shteti në shtet, por të gjitha pijet e kësaj kompanie përmbushin standardet e njohura ndërkombëtare CODEX Alimentarius.

“Sigurinë e të gjitha pijeve tona, përfshirë edhe “Fanta” dhe “Sprite”, i ka verifikuar trupi rregullator ndërkombëtar për ushqim dhe sigurim, siç janë Agjencia evropiane për siguri të ushqimit, Agjencia amerikane për ushqim dhe barna, si dhe Ministria kombëtare e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e “Coca-Cola”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat