Sylhasi, çiklist i vitit  

Çiklizëm

Sylhasi, çiklist i vitit  

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:45
Blerton Nuha e Zani Sylhasi

Si shumë federata tjera sportive edhe Federata Çiklistike e Kosovës shpalli më të mirët për vitin 2018! Epiteti i më të mirit i takoi anëtarit të KÇ Gjakova 137, Zani Sylhasi, ndërsa çiklisti më i mirë nga diaspora është Blerton Nuha (BNP Costelo - Zvicër).

Sylhasi dhe Nuha, janë të nderuar por edhe të gëzuar që janë më të mirët në sportin e çiklizmit. Sylhasi dhe Nuha pretendojnë rezultate edhe më të mira në vitin 2019. Kryetari i Federatës Çiklistike të Kosovës, Avni Nuha, tha se vitin që e lamë pas, ka pasur mjaft sfida por edhe rezultate të mira. Ai mbetet me shpresë se viti 2019 do të jetë edhe më i mirë se ai paraprak. Në solemnitetin që u mbajt në hotel “Sirius” kanë qenë të pranishëm edhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, po ashtu edhe përfaqësues të ministrisë së sporteve dhe federatave të ndryshme sportive.  

Shpresa më e mirë është Granit Krasniqi (AS Prishtina), kurse pedagogu i vitit Njazi Berisha, gjyqtarët e vitit Mexhid Zaskoku e Rafet Gashi. Klubi më i mirë u shpall KÇ Trepça nga Mitrovica, ndërsa trajner i vitit Sabri Hyseni (Trepça). Më të mirët u zgjodhën edhe te kadetët - Road  Race, Granit Krasniqi (As Prishtina), Stefan Stojanoviq (Lepenac) e Daniel Durinac (Lepenac).  Më të mirët u zgjodhën edhe për juniorë – Road: 1. Blerton Nuha (Kastrioti), 2. Zani Sylhasi (Gjakova 137), 3. Adnan Haradini (Trepça), kurse te juniorët ITT: 1. Zani Sylhasi (Gjakova 137), 2. Blerton Nuha (Kastrioti), 3. Domenik Domgjoni (Prizreni).

Federata ka zgjedhur më të mirët edhe në konkurrencën U23 Road Race: 1. Samir Hasani (Trepça), 2. Gentrit Hajdari (Trepça), 3. Përparim Ibrahimi (AS Prishtina), ndërsa për U23 ITT: 1. Samir Hasani (Trepça), 2. Përparim Ibrahimi (AS Prishtina), 3. Gentrit Hajdari).  Me mirënjohje u nderuan edhe veteranët: Rexhep Balija, Gëzim Dylazeka, Sabri Hyseni, Rafet Gashi, Flurim Shala e Njazi Berisha. Ndërkaq, te Elite Road Race më i mirë u shpall Rrahim Mani (AS Prishtina), pasojnë Egzon Misini (Kastrioti) e Ferki Haxhiu (AS Prishtina), kurse te Elite ITT epiteti i më të mirit i takoi Egzon Misinit (Kastrioti), ndër më të mirët janë Ferki Haxhiu (Prishtina) e Rrahim mani (AS Prishtina).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat