Nuk munguan edhe takimet me kryetarët e federatave - Bota Sot
Nuk munguan edhe takimet me kryetarët e federatave

Çiklizëm

Nuk munguan edhe takimet me kryetarët e federatave

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:22
Nuha e Berisha

Delegacioni i Federatës së Çiklizmit të Kosovës i përbërë nga kryetari i federatës Avni Nuha dhe Sekretari i Përgjithshëm Njazi Berisha në cilësinë e delegatëve të kongresit të UEC-ut, morën pjesë në kongresin vjetor, i cili u mbajt me datë 10.03.2019 në Romë të Italisë.

Me këtë rast delegacioni kosovar mbajti shumë takime me krerët e Federatës Europiane dhe atë Botërore me z.David Lappartient, z.Rocco CATTANEO dhe kryetarin e Federtës Italiane z. Renato DE ROCCO.

Mirëpo, nuk munguan edhe takimet me kryetarët e federatave tjera evropiane si dhe ato afrikane (CAC) me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit të ndërsjellët. Gjatë takimit me krerët e federatave të përmedura, dretuesit e FÇK-s diskutuan për mundësinë e pjesëmarrjes së ekipeve ndërkombëtare në rrethin çiklistik 'TOUR OF KOSOVA 2019', i cili për herë të parë është inkorporuar në kalendarin botërore të çiklizmit.

Në lidhje me këtë, shumë federata kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në këtë aktivitet, me çka konsiderojmë se do të ishte privilegjë për Federatën tonë të kemi ekipe pjesëmarrëse të rangut të lartë të çiklizmit botërorë. Ndër të tjera gjatë kongresit kishim mundësi të njihemi me procedurat e aplikimit në fondin solidar të UCI-UEC dhe KON-it për projekte që çojnë në zhvillimin e sportit të çiklizmit në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...