Mbahet “Tour of Kosova”, ja cilat pjesë të autostradës do të jenë të bllokuara

Çiklizëm

Mbahet “Tour of Kosova”, ja cilat pjesë të autostradës do të jenë të bllokuara

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 22:58
Ilustrim

Nesër pritet që në Kosovë të mbahet “Tour of Kosova”, në një garë të çiklizmit e cila pritet që të bllokojë autostradën për disa kohë

Kështu, Presidenti i Federatës së Çiklizmit në Kosovë, Avni Nuha ka njoftuar me anë të një komunikate për shtyp se cila pjesë të autostradës do të jenë të bllokuara për pak kohë.

Presidenti i FÇK-së pas një takimi që ka  zhvilluar me drejtuesit e lartë të Policisë së Kosovës në shtabin e përgjithshëm, i shoqëruar nga Major Ismajl Fejzullahu dhe stafi i tij kanë inspektuar pikat e nisjes së etapës së parë të Tour of Kosova.

Ky do të jetë inteneruari:

Ata ddo të lëvizin nga Sheshi Skenderbeu ku do të bëhet hapja solemne, në drejtim të rrugës UÇK dhe Arbëri (ish-Dragodan).

Pastaj rruga vazhdon për në pikën e kyçjes në autostradë nga magjistralja Podujeve-Prishtinë.

FÇK po merr të gjitha masat për të qenë në nivelin sa më të lartë.

FÇK e Policia e Kosovës, me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë thirrje që qytetarët të evitojnë lëvizjet në autostradat e Kosovës.

Sonte, FÇK do të publikojë itinerarin e plotë, në mënyrë që qytetarët që qarkullojnë në pjesët e autostradës që do bllokohet për Tour of Kosova t’i evitojnë lëvizjet në ato pjesë.

Ky është itenerari i këtij turi që do të zhvillohet nga data 26-28 korrik:

NJOFTIM ME RËNDËSI ???

⚠️ EVITONI QARKULLIMIN NËPËR AUTOSTRADA ?

⚠️ Të premten deri të dielën, evitoni qarkullimin nëpër autostradat e Kosovës ?

? TOUR DE KOSOVA 26-28.07.2019

E premte (26 korrik) •

Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)

Shkabaj

Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)

Suharekë (rreth rrotullimi hyrje/dalje autostradë)

E shtunë (27 korrik)

Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)

Prishtinë

Hani i Elezit

E diel (28 korrik)

Hani i Elezit

Prishtinë

Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)

Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat