Nuha ka plane konkrete për çiklizmin në Kosovë

Çiklizëm

Nuha ka plane konkrete për çiklizmin në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:45
Nuha ka plane konkrete për çiklizmin në Kosovë

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, është duke bërë të gjitha orvatjet që të gjejë një mundësi të mirë apo mund ta quajmë edhe të artë, për zhvillimin e garave në kuadër të Republikës së Kosovës. Pandemia ka shkaktuar rrëmujë, ka çrregulluar edhe kalendarin e garave në secilin sport po ashtu edhe në çiklizmin e Kosovës.

“Vazhdimin e çiklizmit, e shoh më shumë sfida si financiare si probleme nëpër klube dhe dihet mbi të gjitha shtyrja e aktiviteteve sportive, ku automatikisht ndikon në përgatitjen e sportistëve.

Për aktivitetet brenda Kosovës si dhe jashtë saj, mendojmë që së bashku me DKS-në dhe me Federatën botërore do e bëjmë që kalendarin e përpiluar nga BE i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, ta vazhdojmë pas Pandemisë Covid-19.

Dhe besojmë që garat do i vazhdojmë edhe gjatë muajve tetor dhe nëntor për ta rrumbullakësuar komplet kalendarin sikurse do bënë edhe UCI”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai tha se kanë marr një letër nga UCI: “Ne kemi marr një letër sikurse të gjitha federatat nacionale në botë që deri me 01/06/2020 të anulohen aktivitetet brenda shteteve dhe ato ndërkombëtare”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat