Çiklisti danez, Soren Kragh Andersen, ngadhënjen në etapën e 14-të të Tour de France.
Ai ka lënë pas vetes Luka Mezgec (Mitchelton-Scott) dhe Simone Consonni (Cofidis). Ndërsa çiklisti i famshëm sllovak Peter Sagan përfundoi në vend të katërt.
Gara u zhvillua në relacionin Clermont-Ferrand me gjatësi të shtegut 194 kilometra, ndërsa Andersen arriti në cak me kohë të kaluar për 04:28:10 orë.
Në klasifikimin e përgjithshëm, slloveni Primozh Rogliç, kampion i Vuelta a Espana, kryeson dhe ka një epërsi prej 44 sekondash ndaj bashkëkombësit të tij Tadej Pogaçar. I treti është kampioni aktual, kolumbiani Egan Bernal, me 59 sekonda pas.
Të dielën, është gara shumë e vështirë, ku zhvillohet etapa e 15-të në relacionin Lyon - Grand Colombier me gjatësi të shtegut 174.5 kilometra.
Etapa e 14-të
1. Soren Kragh Andersen (Team Sunweb) 04:28:10 orë
2. Luka Mezgec (Mitchelton-Scott) 00:00:15
3. Simone Consonni (Cofidis 00:00:15
4. Peter Sagan (Bora-Hansgrohe) 00:00:15
5. Casper Phillip Pedersen (Team Sunweb) 00:00:15
6. Jasper Stuyven (Trek-Segafredo) 00:00:15
7. Matteo Trentin (CCC Team) 00:00:15
8. Oliver Naesen (AG2R la Mondiale) 00:00:15
9. Sonny Colbrelli (Bahrain McLaren) 00:00:15
10. Marc Hirschi (Team Sunweb) 00:00:15
Renditja e përgjithshme
1. Primozh Rogliç (Team Jumbo-Visma) 61:03:00
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates) 00:00:44
3. Egan Arley Bernal Gomez (Ineos Grenadiers) 00:00:59
4. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling) 00:01:10
5. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic) 00:01:12
6. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team) 00:01:31
7. Adam Yates (Mitchelton-Scott) 00:01:42
8. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren) 00:01:55
9. Richie Porte (Trek-Segafredo) 00:02:06
10. Enric Mas Nicolau (Movistar Team) 00:02:54