Michal Kwiatkowski dhe Richard Carapaz festojnë së bashku në etapën e 18-të! 

Çiklizëm

Michal Kwiatkowski dhe Richard Carapaz festojnë së bashku në etapën e 18-të! 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:05
Michal Kwiatkowski dhe Richard Carapaz festojnë së bashku në etapën e 18-të! 

Çiklisti Michal Kwiatkowski feston së bashku me Richard Carapaz përderisa kalojnë vijën e finishit.

Garë e fortë ka qenë etapa e 18-të e edicionit të 107-të të Tour de France. Polaku Michal Kwiatkowski fiton garën me kohë të kaluar për 04h 47' 33''orë. 

Michal Kwiatkowski dhe ekuadoriani Richard Carapaz, krah për krah në vijën e finishit, të cilët e dominuan etapën e 18-të me gjatësi të shtegut 175 kilometra në relacionin La Roche-Sur-Foron.

Udhëheqësi i klasifikimit të përgjithshëm, slloveni Primozh Rogliç, përfundoi në vend të katërt dhe bashkëkombësi i tij, Tadej Pogacar në të pestin. Kampioni i Vuelta Espane, Rogliç, do të ketë një tjetër provë serioze – në garën e kronometrit të shtunën e fundjavës. Ai aktualisht ka një epërsi prej 57 sekondash para Pogacar.

Etapa e 19-të do të zhvillohet të premten në Champagnole me gjatësi të shtegut 166.5 kilometra.

Etapa e 18-të
1. Michal Kwiatkowski (Ineos Grenadiers)    4:47:33
2. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    
3. Wout van Aert (Team Jumbo-Visma)        0:01:51
4. Primozh Rogliç (Team Jumbo-Visma)    0:01:53
5. Tadej Pogacar (Team Emirates)
6. Richie Porte (Trek-Segafredo)    0:01:54
7. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    
8. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    
9. Damiano Caruso (Bahrain McLaren)    
10. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    

Renditja e përgjithshme 
1. Primozh Rogliç (Team Jumbo-Visma)    79:45:30
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    0:00:57
3. Miguel Angel Lopez Moreno (Astana Pro Team)        0:01:27
4. Richie Porte (Trek-Segafredo)    0:03:06
5. Mikel Landa Meana (Bahrain McLaren)    0:03:28
6. Enric Mas Nicolau (Movistar Team)    0:04:19
7. Adam Yates (Mitchelton-Scott)        0:05:55
8. Rigoberto Uran (EF Pro Cycling)    0:06:05
9. Tom Dumoulin (Team Jumbo-Visma)    0:07:24
10. Alejandro Valverde (Movistar Team)    0:12:12

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat