Skandal dopingu

Çiklizëm

Skandal dopingu

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:03
Skandal dopingu

Dy persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të një hetimi që ka nisur policia franceze për përdorim dopingu gjatë Turit të Francës 2020, turne i mbyllur të dielën në Paris. Policia dyshon për përdorim dopingu te skuadra e Arkea-Samsic.

Prokuratori i Marsejës, Dominique Laurens, tha se në qendër të hetimeve është një pjesë e skuadrës. Në listën e sendeve personale janë gjetur mjaft ilaçe si dhe një metodë e re që mund të konsiderohet “përdorim dopingu”.

Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që prokuroria ka marrë në pyetje disa persona. Sipas “Le Parisien” në pranga kanë përfunduar një mjek i skuadrës dhe një fizioterapist.

Hetimet do të sqarojnë nëse ndonjë çiklist do të ketë përdorur substanca të ndaluara pa lejen e mjekut, që lejon përdorimin e tyre vetëm në rast problem shëndetësor. Në rast se dyshimet vërtetohen, personat e përfshirë rrezikojnë 5 vite pezullim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat