Helikopteri shkëput barrierat, shkakton incident, 2 çiklistë rëndë në spital

Çiklizëm

Helikopteri shkëput barrierat, shkakton incident, 2 çiklistë rëndë në spital

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 11:20
Helikopteri shkëput barrierat, shkakton incident, 2 çiklistë rëndë në spital

Një incident ka ndodhur në fundin e etapës së 4-t të Xhiros së Italisë, duke shkaktuar mjaft panik. Çiklisti holandez Etienne van Empel dhe ai italian Luca Wackermann janë goditur nga barrierat mbrojtëse që ishin vendosur anash rrugës. Incidenti ka ndodhur disa qindra metra larg nga finishi, kur barrierat mbrojtëse kanë lëvizur nga vendi i tyre.

Gjithçka ndodhi kur një helikopter që përdoret për xhirimin e pamjeve televizive ka qenë shumë ulët dhe forca e erës ka qenë aq e fortë, duke lëvizur barrierat anash rrugës. Për pasojë, ato kanë goditur dy çiklistët që po kalonin aty në atë moment. Të dy garuesit janë rrëzuar me dëmtime serioze dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Sipas organizatorëve të Xhiros së Italisë, barrierat nuk kanë qenë të lidhura mes tyre, ndaj dhe era i ka lëvizur nga vendi. Çiklisti italian ka humbur ndjenjat gjatë rrugës kur u dërgua në spital, ndaj gjendja e tij mbetet kritike, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa holandezi ka disa dëmtime dëmtimë të shumta në dorë, fytyrë, këmbë dhe krah, përfshi edhe një traumë në hundë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat