Berisha: Jam në dijeni që ky çuni, ‘kampioni’ e ka thye biçikletën me sëpatë - Bota Sot
Berisha: Jam në dijeni që ky çuni, ‘kampioni’ e ka thye biçikletën me sëpatë

Çiklizëm

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Berisha: Jam në dijeni që ky çuni, ‘kampioni’ e ka thye biçikletën me sëpatë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 17:49
Berisha

Njazi Berisha, sekretar i përgjithshëm i federatës, tha se është në dijeni që kampioni i Kosovës, çiklisti Alban Delija, që ka thyer biçikletën.  Ai është i habitur me gjestin e tij e paprecedent të tij dhe i përgjigjet akuzave të Delisë se shkaku i nervozes ndaj kryetarit e sekretarit të federatës me sëpatë e ka thyer biçikletën. “Jam në dijeni që ky çuni ‘kampioni’ e ka thye biçikletën e cila është pronë e klubit të çiklizmit ‘Gjakova 137’. Mirëpo, nuk e paskam ditur që unë paskam qenë shkaktar i cili nga fëmijëria e kam përcjellë deri në këto arritjet e tij. Por, sido qoftë si duket tek ne mungon respekti ndaj punëtorëve sportiv të cilët punën e tyre e kryejnë në bazë vullnetare duke sakrifikuar kohën e tyre. E gjithë kjo akuzë lë të mbetet në ndërgjegjen te ata që të akuzojnë”, tha Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test