Viviani suksesi i tretë në Xhiro - Bota Sot
Viviani suksesi i tretë në Xhiro

Çiklizëm

E mërkurë, 17 tetor 2018

Viviani suksesi i tretë në Xhiro

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:51
Viviani suksesi i tretë në Xhiro

Çiklisti italian Elia Viviani korri sot fitoren e tretë në edicionin e 101-të të Xhiros së Italisë, duke fituar etapën e 11-të, atë Ferrara-Imola, 180km e gjatë, një etapë më së shumti fushore e me disa malore të vogla. Pas dy fitoreve në Izrael, italiani korri një sukses edhe në vendlindjen e tij, duke prerë i pari vijën e finishit dhe duke mposhtur me sprint rivalët pas 3h56’25”. Në vendin e dytë u rendit irlandezi Sam Bennett, ndërsa i treti holandezi Danny Van Poppel.

Në këtë etapë, protagonist ishte edhe çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, pjesë e një grupi prej 5 çiklistësh, që u shkëputën që në fillimin e arës dhe dueluan më vete deri 6km nga fundi, kur dhe u arritën nga grupi i madh. Zupa fitoi edhe një garë malore, duke marrë disa pikë të rëndësishme, por në finish sot mbërriti në vendin e 127-të, pas 3’10” nga fituesi.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Xhiros së Italisë, asnjë ndryshim në krye të saj, ku britaniku Simon Yates mban ende të veshur fanellën rozë të liderit (55h54’20”, koha e përgjithshme). Me 47 sekonda vonesë, i dyti klasifikohet holandezi Tom Dumoulin, ndërsa i treti francezi Thibaut Pinot (+1’04”). Ndërsa çiklisti kuqezi Eugert Zhupa, që garon me ekipin e Wilier Triestina-Selle Italia, renditet në vendin e 167-të, i parafundit, me 2h39’24” më shumë se britaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test