BMC i ofroi fanellën e verdhë Van Avermaet - Bota Sot
BMC i ofroi fanellën e verdhë Van Avermaet

Çiklizëm

E hënë, 12 nëntor 2018

BMC i ofroi fanellën e verdhë Van Avermaet

Nga: Fazli Berisha Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:55
BMC i ofroi fanellën e verdhë Van Avermaet

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 3-të

Skuadra BMC u tregua së më e mira në kronometrin në rrugë (TTT) në etapën e 3-të në qytetin Cholet në një shteg me 35.5 kilometra gjatësi.. Me këtë fitore skuadra edhe i dhuroi çiklistit të vet  fanellën e verdhë Greg Van Avermaet dhe tash ai prin në renditjen e përgjithshme.  Fanellën e verdhë pas fitores së sotme e bartë belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 09H 08' 55''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 111 pikë, Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Zelanda e re Dion Smith  me 1 pikë e si çiklisti më ri e bartë holandezi Kragh  Soren Andersen ( 09H 09' 06'' , ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv çiklisti francez Sylvian Chavanel me 183 pikë.

Çiklistët të martën do të luftojnë për ta fituar garën për etapën e 4-t në shtegun L a Baule – Sarzeau të gjatë 195 kilometra që po ashtu është një shteg i sheshtë. Çiklistët do të nisen nga qyteti La Baule me 16 mijë banorë. Ekonomia: La Baule është një vendpushim bregdetar dhe pasuria e saj kryesore ekonomike është turizmi, që funksionon gjatë gjithë vitit, me një kapacitet hoteliere prej 4,818 shtretërish dhe një numër të banesave dytësore prej 12,500, që është më shumë se numri i banesave kryesore, që është 8 000. Pozicionimi i La Baule ka qenë gjithmonë dhe mbetet ajo e një vendpushimi familjar.

Sport: Ka 40 Shoqata të sportit: me 8,784 anëtarë. Tre sportet kryesore: vela (baza kombëtare e trajnimit), hipur në kalë (tre qendra të kuajve + kërcimi ndërkombëtar i La Baule) dhe tenisi (61 gjykata: balta, jeshile). Klubet e çiklizmit: US Guérande Cycling, Nazaire Olympic Cycling, Klubin Pornichet Cycling, Cyclo Hiker Baulois Kultura: Muzeu Bernard Boesch: Muzeu i artit bashkëkohor dhe vendbanimi i artistëve me prezantimin e ekspozitave bashkëkohore gjatë gjithë vitit.  

Çklistët përfundojnë garën në qytetin historik Sarzeau me 8.020 banorë me një nomia: turizmi, shëtitje me varkë, bujqësi osteo, bujqësi, vreshta. Rhuys Rrjeti i kompanive: rrjeti i sipërmarrësve të Gadishullit Rhuys 60 anëtarë). Sport: 1,400 anëtarë për një duzinë shoqata sportive. Një udhë e mbuluar çiklizmit është në punimet, si dhe një arenë sportive. Ngjarjet: Java e Gjirit (vela, kampionat ndërkombëtar e 1000 anijeve). Një qytet me plotë kështjella dhe me aktivitete Kulturore si: Festivali i Pranverës (Lojërat tradicionale Breton, Maj), Festivali keltik i Rhuys (festnoz, paradë në rrugë, korrik).

Rezultatet e etapës së 3-të

1. Bmc Racing Team  00H 38' 46''

2. Team Sky       00H 38' 50''       

3. Quick - Step Floors 00H 38' 53''

4. Mitchelton - Scott    00H 38' 55''

5. Team Sunweb         00H 38' 57''

Renditja e përgjithshme

1.  Greg Van Avermaet (BEL)       09H 08' 55''       

2.  Tejay Van Garderen (SHBA)   09H 08' 55''       

3.  GERAINT THOMAS (GBR)     09H 08' 58''

4.  Philippe Gilbert (BEL)     09H 09' 00''

5.  Bob Jungels (LUX) 09H 09' 02''

6.  Julian Alaphilippe (FRA) 09H 09' 02''

7.  Tom Dumoulin (NED)      09H 09' 06''

8.  Søren Kragh Andersen (NED)         09H 09' 06''

9.  Michael Matthews ( AUS)        09H 09' 06''

10. Rigoberto Uran (COL)   09H 09' 30''

Renditja ekipore

1.  Quick - Step Floors 26H 09' 20''      

2. Team Sunweb 26H 09' 24''      

3. Bora – Hansgrohe  26H 10' 03''       

4. Bmc Racing Team  26H 10' 04''       

5. Astana Pro Team    26H 10' 04'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test