Në dy ditë sërish ngadhënjen Thomas Geraint - Bota Sot
Në dy ditë sërish ngadhënjen Thomas Geraint

Çiklizëm

E enjte, 15 nëntor 2018

Në dy ditë sërish ngadhënjen Thomas Geraint

Nga: Fazli Berisha Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:53
Në dy ditë sërish ngadhënjen Thomas Geraint

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 12-të

Tashmë dy çiklistët e SKY Thomas Geraint dhe kampioni aktual Christopher Froome kanë shpërthyer në këtë edicion duke marrë kryesimin, ndërkaq Geraint triumfoi për dy ditë me radhë. Dje fitoi dhe mori kryesimin, por edhe sot ngadhënjeu në  shtegun Bourg-Saint-Maurice Les Arcs - Alpe d'Huez të gjatë 175.5 kilometra duke e përshkuar për 05h 18' 37'' dhe duke lënë në pozitën e dytë holandezin Tom Domoulin dhe në vendin e tretë francezin Romain Bardet . Si duket vetëm tash ka filluar lufta e vërtet për ta fituar edicionin e 105-të të Tour de France.

Edhe pas  etapës së 12-të nuk ka ndryshim në 10 e parë dhe  anglezi Thomas Geraint po prin  me kohë me kohën prej  49h 24' 43''. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 339 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 84 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi Pierre Roger Latour  49h41'14'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti holandez Steven Kruijswijk. Të premten çiklistët do të garojnë për etapën e 13-të në shtegun Bourg d'Oisans – Valence i gjatë 169.5 kilometra. Çiklistët nisen nga qyteti Borg d Oisans me 3.350 banorë me një Ekonomia: turizmi, natyra aktivitete në natyrë, vepra artizanale. Sport: 50 klube (1,200 anëtarë). Ngjarjet: Triathlon Vénéon (Mountain bike + kayaking + running, maj),

Image

«Alpe d'HuZes» (gara bamirëse holandeze, 5.000 çiklistë. Organizohen kampionate dhe festivale të ndryshme. garuesit mbyllin garën në qytetin Valence me 64.300 banorë me një Ekonomia: e njohur për krijuesit e saj në bizhuteri dhe lëkurë, dhe kohët e fundit në kinemanë animuar. Teknologjia e lartë (Thales Avionics, Innovista, LPG), industria ushqimore (Andros, Saint-Jean, Pasquie), shërbimet (SFAM, Amundi, Ingenico), logjistika (platforma për Leroy Merlin ose Allopneu.com). Stacioni TGV (2.6 milionë udhëtarë çdo vit). Baza ushtarake (kazermat Bacquet, regjimenti i parë i spahis).

Universiteti (6,500 studentë). Sport: 180 klube dhe 25,000 anëtarë. Klubet: Valence Romans Drôme Rugby, Valence Hendboll, Olympique de Valence, Valence Triathlon. Konkurse: historik i Monte Carlo (Janar), Run Bow Color (maj), Kampionati Triathlon Fench (Maj), Takimi Ndërkombëtar i Atletikës (Qershor), Triathlon Grand Prix, Pétanque Masters (Romans-sur-Isère, Korrik), 10 km Vitaville, Trail des Spahis (shtator), Eurofleuret (skermë me petë, nëntor). Grand Depart nga Dauphine 2018. Në Valencie ka qëndruar një kohë edhe Napoleon Banaparta dhe ka K ultura: panairi i librit (janar), Le jazz passé Sur le Grill (jazz, janar), Truffle, një planet për të zbuluar (janar), Challenge de l'Étudiant (MArch), Festival d'un jour (mars), Screenwriters International Festivali (prill), Festival du Jeu (lojra, prill), Përkujtimi i gjenocidit armen (prill).

Rezultatet e etapës së 12-të

1. Geraint Thomas (GBR)        05h 18' 37''

2. Tom Dumoulin (NED) 05h 18' 39''

3. Romain Bardet (FRA) 05h 18' 40''

4. Chris Froome (GBR)  05h 18' 41''

5. Mikel Landa Meana (ESP)  05h 18' 44''

6. Primozh Roglic (SLO) 05h 18' 50''

7. Vincenzo Nibali (ITA) 05h 18' 50''

8. Jakob Fuglsang (DEN)        05h 19' 19''

9. Nairo Quintana (COL)           05h 19' 24''

10. Steven Kruijswijk (NED)    05h 19' 30''

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (GBR)        49h 24' 43''

2. Chris Froome (GBR)  49h 26' 22''

3. Tom Dumoulin (NED) 49h 26' 33''

4. Vincenzo Nibali (ITA) 49h 27' 20''

5. Primozh Roglic (SLO)           49h 27' 29''

6. Romain Bardet (FRA) 49h 27' 50''

7. Mikel Landa Meana (ESP)  49h 27' 56''

8. Steven Kruijswijk (NED)      49h 28' 26''

9. Nairo Quintana (COL) 49h 28' 56''

10. Daniel Martin (IRL)   49h 29' 54''

Renditja ekipore

1. Movistar Team 149H 10' 25''

2. Team Sky        149H 12' 32''        

3. Team Lotto Nl – Jumbo       149H 22' 31''

4. AG2R La Mondiale     149H 56' 44''

5. Astana Pro Team       150H 02' 41'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test