Arrestohet në Dubai ish-numri 2 i bandës së Durrësit, Julian Meçe

Diaspora

Arrestohet në Dubai ish-numri 2 i bandës së Durrësit, Julian Meçe

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Julian Meçe

Julian Meçaj, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Meçaj kërkohet nga SPAK, si i implikuar në atentatin ndaj prokurorit Ndoj

Julian Meçe është një nga personat e marrë në pyetje në lidhje me atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, në nëntor të viti 2019, i cili më pas u la i lirë.

Meçe dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.

Kush është Julian Meçe?

Julian Meçe ka qenë numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtarët e penduar të bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.

Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë.
Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat