‘E frikshme’/ I riu shqiptar gëlltit 84 qese me kokainë gjatë transferimit të tij

Diaspora

‘E frikshme’/ I riu shqiptar gëlltit 84 qese me kokainë gjatë transferimit të tij

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 10:56
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi.

Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë.

I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut.

Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.

28-vjeçari është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat