Sot, më 22 korrik 2024 mbushen 13 vjet, që kur u godit shteti norvegjez (dy herë) brenda ditës nga terrorist i ekstremit të djathtë dhe vrasësi masiv norvegjez, Anders Behring Breivik!
Sulmi me bombë në lagjen qeveritare dhe vrasja masive në Utøya janë aktet më makabre të terrorizmit në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjatë të Premtes më 22 korrik 2011, u vranë 69 njerëz të pa fajshëm nga të shtënat me armë zjarri (nga dy armë) të drejtuara nga terroristi! Në mesin e tyre ishte edhe e reja nga Kosova, Lejla Selaci!
33 nga të vdekurit ishin nën moshën 18 vjeç, dy më të rinjtë 14. Gjithsej 77 persona u vranë në të dy sulmet.
Në Utøya ishin 564 persona, kur terroristi filloi të qëllonte, 495 prej tyre mbijetuan masakrën!
Një anëtare e grupit të rinisë në shenjë respekti përshkruan këtë dhimbje, këtë mord i cili do të mbahet mend.
“Rastësisht nuk shkova në kamp në atë verë të vitit 2011. U regjistrua për të shkua por ndryshova mendje në sekondat e fundit! Sot, unë e kujtoj trishtimin në secilin përvjetor
dhe njëkohësisht mendoj për gjithçka që kam mbërri dhe kam përjetua në këto 13 vitet e fundit. Unë mora një shkollim dhe një punë, kam udhëtuar nëpër botë, kam pirë verë me shoqe dhe kam luajtur me gjyshen. Unë kam bërë ski me babin tim, kam gjetur strehë me nënën time dhe tani do të bëhem edhe vetë nënë.
Sot mendoj për Hannen dhe të gjithë të tjerët që ishte dashtë të kishin përjetuar në këto 13 vitet! Ata duhej të përfundonin arsimin e tyre dhe të gjenin një punë. Ata duhej të kishin udhëtuar nëpër botë, të kishin pirë verë me miqtë e tyre të luanin me gjyshen dhe ndoshta do të bëheshin baba dhe nënë.
Babai i Hannës donte shumë që ata të mund të shkonin në një udhëtim skish së bashku. Nëna e saj do të donte ta mbante pranë dhe t'i thoshte se gjithçka do të ishte në rregull. Ishte e vetmja gjë që ajo donte në atë natë të vitit 2011…)
Ajo telefonon….përsëri dhe përsëri, thuaja se gjithë natën, por askush nuk përgjigjet. Hanne ishte vetëm 19 vjeç kur ajo u largua nga koha.
22 korriku ka të bëjë me Hannen dhe të gjitha viktimat e një brezë të rinjësh që supozohej të ndihmonin në formësimin dhe përparimin e të ardhmes për demokracinë tonë sociale.
Bëhet fjalë për një brez që u ngrit sërish, sepse të rinjtë që mbijetuan, tani janë bërë të rritur, ata quhen brezi Utøya! Sot, disa prej tyre janë ministra, të tjerët janë përfaqësues të Storting. Vëllai im është njëri nga ata! Ata nuk duhet të mbathin vetëm këpucët e brezit të vet. Atyre u është dhënë edhe detyra tjetër e pamundur, për të mbathë këpucët e atyre që nuk janë më në jetë!
Prandaj, ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë të mundur për të rinjët, që ata të ndihen të sigurt dhe të përfshihen në politikë për të qenë të sigurt. Kryeministrja e Suedisë e pasluftës, Tage Erlander, tha se detyra e politikanëve është të ndërtojnë pista kërcimi, në mënyrë që individët të kërcejnë me jetën e tyre.
Ndoshta duhet të ndërtojmë edhe një pistë valleje politike, ku të rinjtë të guxojnë të shkelin aty ku ka vend për të kërcyer, në kohë dhe jashtë kohe, por me gjyqtarë gjakatarë mënjanë. Aty ku ka falje kur dikush përplaset me ndihmësin, sepse kështu ndodh në kërcim, në jetë dhe politikë.
Një pistë kërcimi ku edhe kërcimtarit të papërvojë i lejohet të provojë një piruetë, por edhe kundërshtarët më të pakëndshëm mund të ftojnë njëri-tjetrin në një tango me dy! Një pistë vallëzimi ku nuk ka "disko të heshtur", aty ku njerëzit dëgjojnë muzikën e tyre me kufje.
Nëse edhe ne që besojmë në lirinë, tolerancën dhe demokracinë, nuk durojmë të dëgjojmë njëri-tjetrin, si do të bëjnë ata që nuk i ndajnë këto vlera të dëgjohen?….)”