Këto janë ushqimet më të mira për dietën pa gluten - Bota Sot
Këto janë ushqimet më të mira për dietën pa gluten

Dieta

Këto janë ushqimet më të mira për dietën pa gluten

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:30
Ilustrim

Nëse keni hequr dorë nga drithërat e plota për shkak të intolerancës nga gluteni, zgjidhja nuk janë vetëm biskotat dhe makaronat ‘gluten free’. Ka dhe ushqime të tjera të shijshme të cilat natyrshëm nuk përmbajnë gluten. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:

Patatet

Kanë niseshte natyrale dhe kalium dy herë më shumë se bananet. Gjithashtu niseshteja që përmbajnë tretet ngadalë dhe është e dobishme për shëndetin gastrointestinal.

Misri

Mielli i misrit është një zgjidhje e shkëlqyer për të siguruar bazën e drithërave dhe karbohidrateve për të cilat ka nevojë regjimi ynë ushqimor.

Fistikët

Janë jo vetëm një opsion i mirë anti-gluten, por përbëjnë një minivakt të ulët në yndyra dhe në kalori. Mund të provoni gjithashtu të gatuani pulë ose peshk të pjekur me fistikë. Sigurojnë një burim të mirë proteinash, fibrash dhe ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Diathi Chedar

Jo të gjithë djathrat janë gluten-free, por djathi chedar përbën përjashtim. Djathi Chedar është i pasur në kalium dhe proteina, por i ulët në karbohidrate duke shërbyer si një aleat i mirë nëse keni një plan distik të ulët në karbohidrate.

Patatet e ëmbla

Ashtu si patatet e zakonshme, patatet e ëmbla bëjnë pjesë gjithashtu në ushqimet natyrale anti-gluten. Janë të pasura gjithashtu me vitamina A, fibra dhe kalium.

Lulelakra

Lulelakra shërben si një zëvendësuese e mirë e grurit  dhe është e ulët në karbohidrate. Përveçse nuk ka gluten, përmban vitamina C, B, kalcium dhe magnez.

Arrat

Duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet e larta në karbohidrate, arrat sigurojnë fibra dhe acide yndyrore si ALA  dhe omega 3, që mbrojnë zemrën dhe i bëjnë trurit dhe lëkurës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...