Disa “zakone të këqija” që ju ndihmojnë të humbni peshë

Dieta

Disa “zakone të këqija” që ju ndihmojnë të humbni peshë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Kur nisni një dietë për humbje peshe, gjithnjë mendoni se duhet të privoni veten nga shumë gjëra në mënyrë që ajo të ketë efektin e duhur.

Por janë disa zakone të këqija të përditshmërisë tonë, që në fakt kur nuk teprohet mund t’iu ndihmojnë të hiqni qafe ato kilet e tepërta.

Një gotë verë.

Ka prova të shumta për të sugjeruar një gotë verë disa herë në javë mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Përfitimet vijnë nga kimikatet që gjenden në rrush. Një përbërje, acidi ellagjik, rrit metabolizmin dhe ngadalëson rritjen e qelizave ekzistuese dhe të reja të yndyrës.

Hani shumë pasta pa merak.

E çuditshme por e vërtetë: Ju në të vërtetë mund të digjni kalori duke ngrënë makarona, shkruan Eat This Not That, transmeton Insajderi.

Truku: së pari duhet ta vendosni në frigorifer. Rënia e temperaturës ndryshon natyrën e karbohidrateve në petë në “niseshte rezistente”, domethënë trupi juaj duhet të punojë më shumë për ta tretur atë.

Makaronat e ftohta janë më afër strukturës me ato natyrore si thjerrëzat, bizelet, fasulet dhe mielli i tërshërës, të cilët kalojnë nëpër zorrën e hollë të paprekur, duke ju mbajtur më të ngopur për më gjatë.

Një studim zbuloi se përfshirja e kësaj lloj fibre mund të rrisë ndjenjën e ngopjes me mbi 50%! Dhe një studim tjetër tregoi se niseshteja rezistente mund edhe të ndihmojë trupin të djegë dhjamin e tepërt.

Flini më shumë.

Pavarësisht sa kalori shmangni e sa kilometra vraponi, nuk do t’ju çojë diku afër qëllimeve tuaja të humbjes së peshës nëse nuk po bëni mjaftueshëm gjumë cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat