A mund t’ju ndihmojë një grusht bajame në ditë të humbni peshë?

Dieta

A mund t’ju ndihmojë një grusht bajame në ditë të humbni peshë?

Më: 2 janar 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Është fakt se konsumimi i rregullt i frutave të thata është i lidhur me shëndetin e zemrës, menaxhimin më të mirë të diabetit dhe shkallën më të ulët të demencës. Frutat e thata janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave , yndyrave të pangopura , vitaminës E , kalciumit dhe lëndëve të tjera ushqyese.

Megjithatë, disa fruta të thata ofrojnë më shumë përfitime shëndetësore se të tjerat. Healthline liston bajamet, një frut i thatë që gjendet në çdo formë, nga mielli i bajameve te qumështi i bajames.

Përveç uljes së kolesterolit dhe të qenit një burim i mirë i fibrave, bajamet gjithashtu mbajnë zorrët të shëndetshme, sipas një studimi të vitit 2014 të botuar në revistën Anaerobe. Për më tepër, një studim i vitit 2019 i publikuar në Phytotherapy Research sugjeroi që arrat mund të zvogëlojnë shenjat e plakjes së lëkurës tek të rriturit më të moshuar.

Studimi i vitit 2022 shqyrtoi gjithashtu një lidhje të mundshme midis ngrënies së një sasie të vogël bajamesh, midis 30 dhe 50 gram, rregullon oreksin. Pra studimi zbulon çfarë mund të nënkuptojë për përpjekjet tuaja për të humbur peshë rëndësia e bajameve.

Marrëdhënia mes bajameve dhe oreksit është e ndërlikuar

Në një studim të vitit 2022 të botuar në Journal of Nutrition, studiuesit studiuan efektin e bajameve duke vëzhguar ndryshimet në nivelet e hormoneve dhe konsumin e ushqimit. Një grupi iu dhanë pak bajame, ndërsa një grupi tjetër iu dha një snack bar që përmbante pothuajse të njëjtin numër kalorish si frutat e thata. Më pas pjesëmarrësve iu lejua të hanin sa të donin gjatë një periudhe 30-minutëshe.

Studimi nuk gjeti dallime domethënëse në sasinë e ushqimit të ngrënë midis dy grupeve, dhe konsumatorët e bajameve gjithashtu nuk raportuan se ndjeheshin më pak të uritur sesa pjesmarrët e tjerë të studimit. Megjithatë, disa hormone të lidhura me urinë ndryshonin. Në mënyrë të veçantë, hormonet e ngopjes ishin më të larta në grupin e bajameve sesa në grupin e ushqimeve.

Edhe pse bajamet ndikuan në hormonet që diktojnë urinë dhe sasinë e ushqimit që ne hamë, pjesëmarrësit hëngrën një sasi të ngjashme ushqimi pavarësisht nëse u jepeshin bajame apo ndonjë ushqim tjetër. Megjithatë, kjo nuk i mohon përfitimet që ofrojnë bajamet.

Studiuesit, megjithatë, vënë në dukje disa kufizime në punën e tyre, si fakti se ata u fokusuan te pjesëmarrësit mbipeshë ose obezë dhe se ata nuk studiuan zakonet e të ngrënit me kalimin e kohës. Për më tepër, kërkime të tjera, duke përfshirë një studim të vitit 2015 të botuar në Nutrition Journal, kanë treguar një lidhje midis ngrënies së bajameve dhe të pasurit një BMI (Indeksi i masës trupore) më të ulët dhe dimensionet e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat