Rrënjët në Zabel të Ulët të Drenasit, sot jetojnë në Turqi duke e ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare

Dokumentare

Rrënjët në Zabel të Ulët të Drenasit, sot jetojnë në Turqi duke e ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 18:55
Familja e Mehmet Konjuhit

Gazetarja Mimoza Elezi, muajin e kaluar ka realizuar një dokumentar me shqiptarët e Turqisë, ku gjatë intervistës ka zbuluar se bëhet fjalë për një familje që rrënjët i ka në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Të intervistuarit, ndonëse janë brezi i pestë që jetojnë në Turqi, ata flasin shqip sikur të jetonin në Kosovë.

Historinë, kësaj familjeje ua kishte mësuar profesori i nderuar nga Zabeli i Ulët, Ruzhdi Orana.

Orana, vite më parë kishte shkruar për historinë e fshatit, ku përmendej edhe familja e Mehmet Konjuhit. (familja që intervistohet nga gazetarja Elezi).

Pas këtij shkrimi, familjarët e Mehmetit e kanë kontaktuar profesorin ku i kanë kërkuar tua shpjegojë gjithçka çka din për të kaluarën e kësaj familjeje.

Sipas profesorit Orana, familja Konjuhi kanë jetuar në Zabel të Ulët prej vitit 1878 deri me 1928. Pastaj janë shpërngulë në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës e prej aty kanë emigruar në Yenikoy të Turqisë.

Sot kjo familje, mbanë kontakte me profesorin Orana madje ata e kanë vizituar fshatin e të parëve disa herë.

Ndiqeni rrëfimin e kësaj familje:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat