Udhëtimi i ndaluar për në shtëpinë time!...

Dokumentare

Udhëtimi i ndaluar për në shtëpinë time!...

Nga: Sami Arifi Më: 15 gusht 2021 Në ora: 20:54
Autori

Pushteti i Serbisë hapat e parë kundër popullit shqiptar në Kosovë i mori përmes burgosjes së tyre, përmes masave përjashtuese për largimin e tyre prej pune si dhe nga largimi i institucionevetëKosovës, për t’i varfëruar, nënshtruar, poshtërsuar dhe së fundi për t’i zbrazur nga vendi i tyre autokton. Shqiptarët për t’ju mos nënshtruar masave diskriminuese të shtetit serb morën rrugë të ndryshme, shumica prej tyre atë të kurbetit, ku vetëm në shtetin e Gjermanisë gjatë vitit 1994 ishin më se 200.000 refugjatë shqiptarë. Serbia vazhdoi t’ju ndalojë shqiptarëve, që ishin jashtë vendit me kohëzgjatje më tepër se gjashtë muaj, hyrjen në atdheun e tyre. Fati tmerrues i tillë më ndodhi edhe mua nga pushteti okupues serb.

-Rastin të cilin po sqaroj për veten time nuk ishte i vetmi vetëm për mua, por edhe i qindra e qindra shqiptarëve me udhëtime të ndaluara për në shtëpitë e tyre, madje ata patën edhe fatin si më parë nëpër kohë të gjenocidit që kishte bërë Serbia e ndihmuar nga Rusia, duke i eliminuar përmes holokaustit vetëm gjatë viteve 1912-1913 më se gjysm milioni shqiptarë, të cilin skenar e bëri okupatori serb edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, kuptohet, me numër më të vogël vrasjeve ndaj popullit duarthatë falë rezistencës së NATO-s dhe UÇK-së.

-Udhëtimet e ndaluara disa herë i bëra nga Gjermania deri në Shqipëri me pasaportë të refugjatit që kisha fituar nga shteti gjerman, pastaj udhëtimin nga Shqipëria për në Malë të Zi e bënim përmes ndonjë shoqëruesi që e paguanim me para deri te një fshat Goricë në Shipëri që ishte afër kufirit me Malin e Zi. Nga fshati Goricë përmes motorstafit kalonim në Mal të Zi në fshatin kufitar të këtij shteti që quhej Liçnabore. Nëpër Mal të Zi për në Kosovë udhëtonim me letërnjoftim jugosllav që shpeshherë kishte pengesa nga postblloqet policore malazeze, e në veçanti nga ato serbe.

-Udhëtimi për në shtëpinë time edhe se ishte i ndaluar nga shteti okupues serb, megjithatë në shpirtin tim ky udhëtim ishte krejtësisht i lejuar përkundër masave drastike që merrte shteti gjenocidial seb, sepse unë kisha në vendlindje familjen e shenjt timën, vendin dhe atdheun tim autokton ku jetonin etrit e mi para të gjitha racave tjera njerëzore, prandaj këtë udhëtim mund të ma ndalonte vetëm vdekja ime. Nga Gjermania kisha arritur përmes fluturimit me aeroplan në Tiranë për të shkuar në vendlindjen time. Në Tiranë u takova me një koleg të gjeneratë së shkollës së mesme që tani punonte në linjen transportuese me autobus në bartjen e njerëzve nga Tirana përmes Maqedonisë në Kosovë, ati i regova rastin se kam bërë afër dy vite që nuk isha në vendlindje dhe se kam siguruar një pasaport sebo-jugosllav, dhe, a kisha mund të udhtoj me ju pa kaluar kufirin ilegalisht për në Kosovë. Ai më tha po mundesh pa problem ta bësh këtë udhtim. Unë mora validhet dhe i futa në autobus, në përjashtim një çante të vogël me çokollada që mora me vete në dor, pagova biletën dhe fillova udhëtimin.

-Me të arritur në Elezhan në pikën kufitare të ashtquajtur atëherë Serbi-Maqedoni u zbulova se nuk isha në vendlindje mbi gjashtë muaj, më prangosën dhe më lidhën për një radiatori ishte kohë dimri, qëndrova aty në hyrje të stacionit doganor i prangosur nga ora 7.00, ku, në çdo hyrje dalje të policëve sebë më përcolli përmes rrahjes me pendrek dhe shuplaka. Në ora 11:00 arriti nga Vitia një pincgauver me katër milicserbë të cilët më prangosën me duar mbrapa dhe më dërguan në stacionin policor në Viti. Përgjegjës për hetuesinë, njëherit edhe komandantë i milicisë në Viti, ndaj meje ishte serbi i komunës Vitisë nga fshati Tërpeza që quhej Bozha Trajkoviq. Në stacionin e milicisë ishte djali i Millanit nga Zhitia që punonte shofer i autobusitquhej Svetomir Iliq kishte përplot policë dhe rezervisht të mobilizuar që para një kohe kishin kryer masakra nëpër fshatra të ndryshëm të Kosovës, ndër ta ishte edhe profesor Bakiqi me të cilin kishim punuar në QendrënShkollore “Boro e Ramizi” në Viti. Fatmirësisht Bakiqin e kishte lëshuar kujtesa dhe nuk më njihte, ai nxori revolën nga brezi dhe e drejtoi me grukë kah unë duke më thënë: po ta dija se je në ndonjë lidhje me UÇK-në menjëherë këtu do të vras, por ndërkohë hetuesi i UDB-së serbe komandanti i milicisë, Bozha Trajkoviq, nga fshati Tërpezë i urdhëroi milicët që më kishin lidhurë të më fusnin brenda tek ai, i cili, posa hyra mbrenda mbrenda, filloi tortuarat ndaj meje së bashku me një kolegë të tij nga Kllokotiqë për momentin s’më kujohet emri i tij. Proceduarat e këtilla vadhuan ndërkohë duke më bartur, deri në vendin e caktuar ku më prangoste në një radiator, djali i Millanit nga Zhitia, Svetomir Iliq, me grykë automatiku që më vendoste në shpinë dhe më thoshte nëse lakon kokën djathtas apo majtas e ke menjëher plumbin. Në vendin e prangosjes pranë një dritare të vogël ishte një orman që mbrrinte në dritare, pranë ormanit ishte një tavolinë e vogël që unë në ato momente kisha ndarë mendimin si të nxjerri dorën nga pranga, edhe se qëndronte milici serbpranë derës me automatik, dhe të hypja në tavolinë mbi orman për të ikur nga jashtë, por pranga më shtërngonte gjatëtentimit tim për të nxjerrë dorën edhe më tepër.

-Unë kisha me vete në çantë të vogël ca çokollada që kisha marr nga Gjermania për t’ju sjellë fëmive në shtëpi dhe një numër telefoni të një rumuni që kisha punuar zbashku në ndërmarrje me atë, sigurisht ata i kanë telefonuar atij rumuni, që ishte nga Negotini, për të verifikuar gjendjen përmes tij, a isha unë në Gjermani, kështu që në ora 23:00 më thanë se po të lirojmë, por nëse nuk vjenë nesër këtu në ora 8:00 të mëngjezit në ora 9:00 e ke shtëpinë të rrethuar. Si u mori Perëndia mentë e më lëshuan nuk di. Në atë mesnatë ashtu i dërmuar dola të shkoj për në shtëpi, askush nga familjarët e mi nuk dinte gjë për rastin tim, meqë kolegu i gjeneratë që ishte edhe kondukter i autobusit gjatë udhtimit nuk kishte shkur fare as ta njoftoi familjen time.

-Pasi më liruan me kusht të lajmërohem nesër në ora 8:00 në atë mesnatë gjatë udhëtimit për në shtëpi më kishte vrejtur Bushat Zuka nga Smira, të cilin e falenderoi shumë, që atë kohë punonte si taksistë, e kisha shokë, ai më pyeti çka të qiti koha aq vonë, unë i tregova, pa një pa dyai më solli deri në shtëpi. Ishte muaj i Ramazanit, unë menjëher në syfyr shkova me pyet Haxhi Dervish Arifin si t’ia bëj, meqëai kishte përvojë në këtë drejtim: Dervish Arifi ishte djalë i Mulla Xhemës, Mulla Xhema ishte vëlla i gjyshit tim. Ai më preferoi të mos bije në dorë të shkjaut sepse dihet çka ndërmarrin ata ndaj teje. Mbetën dy rrugë: për në UÇK apo për t’tu këthyer ilegalisht prapë në Gjermani të vazhoja mëbshtetjen për UÇK-në, të cilën punë e kisha bërë gjatë qëndrimit tim në Gjermani.

-Të nesërmen vendosa të bëj lidhje me UÇK-në përmes familjes Neziri, nga Sllatina e Poshtme, që nga kjo familje ishin të kyqur drejtë për së drejti në UÇK, shkova me vëllaun tim Ahmet Arifin në ora 23:00 te Fehmi Neziri që kishte dy vëllezër në UÇK, madje ata ishin organizuar që në fillim të themelimit të kësaj organizate politiko-ushtarake. Vëllezërit e tij Ganiu dhe Selamiu nuk ishin aty, ne biseduam me Fehmiun, ai më preferoi mundësisht të kthehem në Gjermani dhe nga atje të ndihmoj luftën çlirimtare në Kosovë përmes mjeteve materjale, nga që këtu dhjetë vetë janë me një pushkë, ushtarët qëndrojnë shpeshherë pa gjëra ushqimore dhe veshmbathje, kështu që në bisedë me Fehmiun vendosa për kthimin tim prapë për në Gjermani, por që kufijtë pothuajse me Kosovë ishin të mbyllur për shkak të luftës që zhvillohej në Drenicë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, prandaj udhtimi me shumë vështirsi mundë të bëhej vetëm përmes Serbisë në Malë të Zi dhe ilegalisht për t’u futur për në Shqipëri dhe nga atje me aeroplan për në Gjermani.

-Udhëtimin e bëra me dhandrrin që kishte dërguar motrën time para fillimit të luftës në dializënë Beograd. Para se me filluar udhëtimin që e kishim në ora 21:00 në mbrëmje ai më tregoi se postblloku i milicisë serbe te i ashtquajturi “Dheu i Bardhë” hynë në autobus dy apo tre milic dhe iu kërkon letërnjofimin vetëm tre përsonave, nëse ty nuk të bise fati shpëton, nëse të bie fati ta kërkojnë letërnjoftimin menjëher të ndalojnë dhe dihet çka ndodhë me ju. E dashti Perëndia një udhëtari pranë meje në autobus i kërkuan letërnjoftimin dhe dy të tjerva prapa meje, kështu që unë shpëtova pa ndalesë dhe vazhdova udhëtimin për në Beograd. Në Beograd arritën në ora 7:00 të mëngjezit mu dashtë të qëndroj deroi në ora 19:00 në Beograd, meqë nisja e autobusit nga Beogradi për në Podgoricë ishte në kohë të tillë. Ishte gjendje shumë egërsuar nga shteti serb ndaj shqiptarëve, ushtonin nëpër rrugë të Beogradit zëri i radiove dhe televizioneve, “kinse për terroristat shqiptarë” dëgjohej gjithandej, ishte udhëtim mjaft i vështirë, ku të gjithë udhëtarët nga Beogradi për në Podgoricë ishin serbë e malazez në përjashtimin tim.

-Në Podgoricë arritëm në ora 7:00 të mëngjezit, pastaj përmes një taksi arrita deri në Ulqin gjatë udhëtimit për në Ulqin kishte postblloqe të policisë malazeze, mirëpo para dite nuk ndalonin udhëtarëpër verifikim. Nga Ulqini atë natë arrita përmes një shoqëruesi që e paguaja me para për shoqërim në shtëpinë e tij, në fshatin Liçnabore. Unë e pyeta a ka deri te shtëpia juaj ndonjë postbllok milicie, ai më tha ka, por nëse të pyesin diçka thuaju e kam dajë, unë i thash jo, më mirë t’ju them jamë puntorë dhe kam ardhë të punoj tek ju, sepse po t’ju them dajë milicët më pyesin për emrin e dajës, emrin e gruas së dajës e të tjera dhe kështu vendosëm të them unë, por milicët në atë mbrëmje fatmirësisht ishin futur në vetëshërbim dhe pinin birra, ne nuk iu nënshtruam kontrollit milicisë. Të nesërmën me motorstaf kaluam kufirin përmes lumit Buna dhe vazduam rrugëtimin me kombibus për në Tiranë, nga aty të nesërmen fluturova me aeroplan për në Frankfurt të Gjermanisë, kështu që puna prapë vazhdoi në shërbim të ndihmave për çlirimin e atdheut.

-Serbia edhe sot ju ndalon shqiptarëve të Medvexhës, Preshevës dhe Bujanovcit udhëtimin për në shtëpitë e veta, për në vendlindjen e tyre stërgjyshore, madje me masa shtërnguese duke i ç’lajmruar si banues qoftë edhe një inkasanti rrymës, nëse inkasanti tri herë se gjenë në shtëpi të zotin e shtëpisë. Ja çka është shteti gjenocidial ndaj shqiptarëve kur edhe tani kërkon privilegje mbi shumicën shqiptare në RK-së për sebë përmes asociacionit me kompetenca ekzekutive e shumë gjëra tjera për ta bërë jo funksional RK-së.

-Është koha o sot o kurrë të bëhet unufikimi i të gjithë shqiptarëve në të gjitha fushat pa dallim ku ata gjenden, të bëhen si një trup i përbashkët një, për t’i shuar njëherë e përgjithmonë ambiciet shoveniste të këtij shteti serb që gjithmonë ishte dhe mbeti njëmedësi gjenocidi ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat