Tridhjetë vjet nga legalizimi i paraleleve në gjuhën shqipe

Dokumentare

Tridhjetë vjet nga legalizimi i paraleleve në gjuhën shqipe

Nga: Qemal Musliu Më: 4 prill 2022 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Guximi dhe vullneti mposht çdo pengesë që paraqitet në kohë dhe vend. Kësaj iniciative i priu më në zë: prof. Etem Xheladini, Feriz Dervishi dhe të tjerë.

Këto ditë me rastin e tridhjetë vjetorit të hapjes të paraleleve të gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovën Dardane, u paraqitën doajenët e arsimit gjatë viteve kritike në këtë qytet. Pushteti sllavë atë botë ndaloi paralelet më mësim në gjuhën shqipe, të cilat paralele ishin në kuadër të gjimnazit me mësim në të quajturën gjuhën “maqedonase”. Por intelektualët shqiptarë nuk u pajtuan me këtë veprim primitiv dhe skajshmërisht i errët dhe denigruese, për popullin autokton – Shqiptarë, por edhe për mbarë vendin e nacionalitet tjera. Arsimi është dritare, rreze diell që dëbon errësirën, pa vërë kufi fizik të imagjinuar nga mediokret sllav. Këtë “dritare” e hapi me shumë guxim dhe me vullnet të pamposhtur, Etem Xheladini, Pasi u bë regjistrimin e nxënësve, u ftuan profesorët shqiptarë të larguar dhunshëm nga puna,dhe ata që ishin të gatshëm të kontribuojnë, ku kësaj ftese ju përgjigjën si: prof. Naim Ibrahimi, prof. FehimRamadani, prof.HajrullaKasumi (Preshevë), prof. .ZeqirjaDauti, prof.IsenRrahmani, prof.Agim Rushiti, prof.XhabirIsufi, prof. TevideBeqiri, prof.Enver Latifi, prof. .Liman Avdiu, prof.Avdilmexhid Osmani, prof.RexhailIseni, prof.SadullaJakupi,prof. MusaJonuzi.Poashtukontribuuan edhe ArifXheladini që ushtroi detyrën e sekretarit , si dhe Sami Beluli duke kryer detyrën e punëtorit teknik, vetëm pse mësimin thjesht e zhvillonin në gjuhën amtare – Shqipe

Me sistemimin e strukturave mësimore, fillua të paraqiten edhe donator për të i paguar arsimtarët dhe shërbimin administrativë të këtyre paraleleve. Donatorë më të dalluar ishin Feriz Dervishi dhe VaitSahiti, tani i ndjerë dhe disa arsimdashës tjerë.

Me strukturimin e arsimtarëve dhe të nxënëseve, mësimin filluan në objektin e Shkollës Fillore “ NaimFrashëri” në Kumanovë, ku drejtor ishte vetë autori i kësaj iniciative, të mendjes së ndritur: Prof E. Xheladini.

Në këtë tridhjetë vjetor morën pjesë kuadrot të cilët kishin punuar dhe ishin paraqit edhe vullnetarë për të vazhdua, nga ku ishin larguar. Në këtë takim munguan edhe shumë profesor, e kontribuues në këtë veprimtari, të cilët tani disa janë ndjerë, por puna dhe kontributi i tyre nuk u anashkaluar, pa u thënë dhe vlerësua kontributi i tyre. Gjurmët e punëve të mirëfillta në arsim nuk harrohen lehtë, por si të tilla përcillen brez pas brezi.

Në këtë eveniment arsimor u ndanë shumë mirënjohje dhe falemnderime që ishin të shumta, nga se edhe periudha e veprimit tani mbushen tridhjetë vjet - luftë për arsim. Para se të fillojnë me nderjen e mirënjohjeve, mori fjalën veterani dhe doajeni 83 vjeçari, Profesor i Gjuhës Shqipe,FehimRamadani. Pasi bëri udhëpërshkrimin në pika të shkurta. Për peripecitë dhe pengesat që iu ishin paraqit shkollimit shqip, në këto troje. Porositi që femra shqiptare sa më shumë të shkollohet, aq më shumë do të arrijmë si shoqëri, në hap me kohën. Rini mos lejoni të mashtrohen për kurrfarë interesi individual që mundet t`ju afrohet, që është në damë të çështjes kombëtare, se çështja kombëtare është e, Shenjtë mbi të shenjtën, se paraja apo çfarëdo e “mirë” që ju afrohet është pa asnjë vlerë. Prof. FehimRmadani, me këtë paraqitje i dha ngjyrë, vlerë dhe dritëtë rilindësve kombëtare këtij evenimenti. Dhe për paranë recitoi, disa vargje të: H. ZykoKamberi

O moj para mundare

që bëre botën avare

që gjëzdisë porsi zagare

ia di kimenë parasë

në vazhdim u bë edhe promovimi i dy veprave të autorit: Etem Xheladini: Lufta për Arsim dhe Drama në katër akte: Dënimet e Kurdisa.

Për këto dy vepran folën recensenti Prof. Dr. Minir Ademi dhe redaktori Prof. Dr. SevdilDemiri. Në fjalën e tij Prof. De. Minir Ademi tha se zakonisht luftërat bëhen, për pushtet, për territore, për pavarësi, por autori Etem Xheladini shkroi veprën e tij të mrekullueshme: Lufta për Arsim. Kjo është veçori e veçantë historike. Ndërsa, Prof. Dr. SevdailDemiri, redaktor i veprës. Dramë në katër akte: Dënimet e kurdisura. Në këtë vepër autori paraqet edhe veprimin kundër arsimit shqip, duke u përshtat me vullnetin dhe pushtetarëve sllav dhe përkrahësit minor nga nacionalitet shqiptarë. Paraqiti shtrembërimin e normave juridike ekzistuese, duke i përshtatur interesave politike të kohës, me një dinamizmin dhe përmbajtjen e veprës me një përkushtim, artistik dhe kombëtarë të autorit Xheladini.

Në fund moderatori Prof. Agim Avdiu, falemnderoi edhe në emër të të gjithë arsimdashësve, kontributin e dhënë me shumë përkushtim gjatë këtij tridhjetëvjeçari të, Prof. Etem Xheladinit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat