Xhafer Deva – një jetë për Bashkim Kombëtar

Dokumentare

Xhafer Deva – një jetë për Bashkim Kombëtar

Nga: Sadri Rexhepi Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:24
Xhafer Deva

lindur më 21 shkurt 1904 në Mitrovicë. I ati i tij i ndjerë Ibrahim Deva ka qenë tregtar. E ëma e quajtur Esma vinte nga familja Osmanaj. kryer shkollën fillore në Mitrovicë dhe Selanik. Shkollën e mesme në Stamboll (4 vjet në Robert Colege) dhe në Prishtinë (4 vjet të tjerë). Studimet e larta komerciale i ka mbaruar në Vjenë dhe Zagreb.[1] ndjekur studimet në Fakultetin e Pyjeve të Zemunit. Një vit në Aleksandri të Egjiptit ka punuar si nëpunës i një firme import-exporti. Bashkohet në fermën e të atit, e specializuar për shitjen me shumicë të drithërave, të produkteve koloniale dhe të lëndës së drurit.

Ishte administrator i së njëjtës firmë. Pas vdekjes së të atit krijon firmën e tij që merret me prodhimin dhe eksportimin e lëndës së drurit.[2] Ka kryer shumë detyra dhe funksione me përgjegjësi: ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë së Mitrovicës, anëtar i Bordit Financiar të Kërkesave të Rrethit, anëtar i përhershëm i Gjyqit të Rrethit të Mitrovicës, ishte i ngarkuar me proceset me karakter komercial dhe industrial. Gjithashtu ishte edhe kryetar i Prefekturës së Mitrovicës.[3]

Aktiviteti politik i Xhafer Devës 1941-1944

Xhafer Deva për shkak të rrethanave të krijuara nga lufta dhe nga pushtimi gjerman i vendit ishte caktuar kryegjyqtar i rrethit të Mitrovicës. Organizon Lidhjen e Prizrenit, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të zgjeruar të Lidhjes, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, i krijuar menjëherë pas kapitullimit të Italisë në Tiranë. Nga tetori i vitit 1943 deri në korrik të vitit 1944 (gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania) ishte ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ishte president i Lidhjes së Prizrenit deri në nëntor të vitit 1944.[4]

Kosova ”në kohën e Shqipërisë” para, gjatë dhe pas dy Luftërave Botërore nën robërinë e egër të regjimeve monarkiste e komuniste të Jugosllavisë kishte përjetuar dhunë të tmerrshme; me mijëra familje mërgimtarësh kishin mbetur pa gjë para shpirtit, duke i lënë lamtumirën me dhunë atdheut të tyre për të mos u kthyer kurrë më në të. Mijëra djem të rinj dhe burra të shtyrë në moshë mbërthyen në armë, duke bërë qëndresën e dëshpërimit deri në heroizëm legjendar, vetëm për të mbetur bashkë me Shqipërinë[5] mijëra të tjerë të shuar jetë nëpër çelitë e errëta të burgjeve si ai në Stara Gradishtë, Mitrovicë të Sremit, Idrizovë të Shkupit, Goli Otok, që ishte burg ujdhesë midis deti në Kroaci, Pozharevac, Nish, Valevë, etj.;
Mijëra nëna, motra e gra shqiptare kishin mbetur të vetmuara në vatrat e tyre dhe ishin mbuluar në të zi të përjetshme, duke rritur fëmijë jetimë në prehrit e tyre.[6]

Grupi kosovar në mërgim nën udhëheqjen e Xhafer Devës

Ky grup me Xhafer Devën në krye e lëshoi Prizrenin, kryeqytetin simbolik të Shqipërisë etnike, aty nga mesi i nëntorit 1944, kurse para largimit u bë dorëzimi i Zyrës Qendrore të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në mënyrën më të rregullt dhe më të ndershme.[7] Dorëzimi i thesarit të paprekur që gjendej në arkën e Lidhjes është shembulli më tipik i burrërisë kosovare dhe dëshmia e plotë e moralit të lartë të Xhafer Devës dhe bashkëpunëtorëve të tij.[8] Në mbrëmjen e 17 nëntorit, dy ditë pas largimit prej Prizrenit, grupi kosovar i përbërë prej Rexhep Mitrovicës, Rexhep Krasniqit, Tahir Zajmit dhe Xhelal Mitrovicës duke kaluar përmes gjëmimeve të predhave të bombardimit dhe sulmeve të tërbuara mbi qytetin e Prishtinës, panë se qyteti dhe rrugët ishin shndërruar në gërmadha dhe gati të gjitha vijat që lidhnin qytetin me periferitë ishin shkatërruar dhe ndërprerë.[9] Xhafer Deva këtij grupi i siguroi tërheqjen në drejtim të Kraleves. Megjithatë, ata nuk mundën të niseshin deri në orët e vona të asaj nate të stuhishme me shi e luftë, sepse Rexhep Mitrovica mungonte. Besnikëria e patundur e shokëve të tij dhe njëfarë mrekullie që ai shpëtoi pa u vrarë ose pa rënë në duar të partizanëve.[10]

Më në fund, me automobilin personal të Xhafer Devës ata arritën pikën ku do t’i merrte aeroplani për në Zagreb. Kryetari i shtetit kroat, Ante Paveliqi, bashkë me ministrin e Jashtëm që ishte një boshnjak, mik i shqiptarëve, i mirëpritën dhe u dhanë zemër. Në Zagreb ky grup me Xhafer Devën në krye përkujtoi me nderime të qeverisë kroate, festoi festën tonë kombëtare 28 Nëntorin dhe qëndroi në këtë qytet për dy javë.[11]

Në fillim të dhjetorit të atij viti grupi kosovar prej pesë vetash kaloi me shumë mundime Alpet sllovene-austriake, të cilat ishin mbuluar me borë deri në brez. Grupi kosovar në saje të miqve të Xhafer Devës u vendos në Vjenë, u siguroi jetën si refugjatë dhe u vu në shërbim të sistemit të grupeve nacionaliste shqiptare që vinin aty përmes vështirësish të papërshkruara.[12] Grupeve të Ballit Kombëtar, Grupit të Mirditës me Kapidan Gjon Mark Gjonin në krye, Nuredin Bej Vlorës, Shefqet Verlacit, Mehdi Frashrit me familje, Kolë Bibë Mirakës e shumë të tjerëve, Xhafer Deva u siguroi strehim të përkohshëm e shpëtim nga furia e ushtrisë së kuqe që kishte mbërritur në pragun e Vjenës.[13] Në fund të vitit 1945 e deri në fillim të vitit 1947 Xhafer Deva u tërhoq te disa miq të tij në Austrinë Perëndimore, ku qëndroi një kohë të vazhdueshme me shokët e grupit kosovar dhe u përpoq të marrë lajme dhe të krijojë ndërlidhje me qëndresën antikomuniste në Kosovë.[14]

Megjithatë, Xhafer Deva nuk mund të qëndronte indiferent. Më 1947 ai kaloi në Itali, ku u takua me Xhelal Mitrovicën e Tahir Zajmin, si dhe me Ali Dragën.[15]

Ai e tërhoqi prej Austrisë - Rexhep Mitrovicën e përmirësuar nga shëndeti dhe Rexhep Krasniqin.

Në fund të vitit 1947 Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica dhe Tahir Zajmi migruan në Siri, ku rifilluan aktivitetin e tyre politik me nxjerrjen e gazetës "Bashkimi i Kombit", një ndër gazetat e para të nacionalizmit shqiptar pas luftës. Xhafer Deva kishte vetëm një qëllim të lartë e të arsyeshëm të formimit të bazave në Kosovë e në Shqipëri, gjë që ka përfunduar me sukses pasi kishin lidhje me Kosovën.[16] Grupi kosovar që përfaqësohet nga Xhafer Deva, përfaqësuesin e vetë e konsideronte si element të nacionalizmit shqiptar dhe të aftë në fushën e përgatitjeve të strategjisë dhe do të përpiqet të veprojë me mjete plotësuese, duke interpretuar jo vetëm direktivat popullore kosovare, por edhe dëshirat e popullit shqiptar".[17]Xhafer Deva dha një kontribut të fortë në përgatitjen dhe vendosjen e qendrave të rezistencës në malet e Shqipërisë.

Në nëntor të vitit 1956 Xhafer Deva bashkë me familje shkoi në Amerikë dhe vazhdoi jetën e tij. Atje filloi nismën për një riorganizim masiv të mërgatës kosovare në botën e lirë, ku u takua me shumë atdhetarë në fushën e sakrificës dhe të vetëmohimit, siç janë luftëtarët veteranë Bajrush Kosova, Destan Berisha, Musa Vuçitërna, Hysen Tërpeza, Mehmet Agë Rashkoci, Kalosh Hamdia, Isuf Adili, Ilaz Peka dhe Ismet Berisha me të cilët Xhafer Deva në Njujork organizon Lidhjen e Prizrenit në mërgim, e cila mbështetej në të kaluarën e vetë historike dhe në parimet e larta kombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në atdhe.[18] Organizatës së ringjallur në Nju Jork, Deva i dha formën moderne të kohës, duke krijuar përfaqësimet, zyrën e shtypit dhe atë të kontabilitetit. Ishte merita e Xhafer Devës, i cili e futi Lidhjen e Prizrenit në Mërgim në radhët e organizatave të njohura ndërkombëtare që luftonin me vendosmëri kundër shtypjeve dhe diktaturës komuniste. Si personalitet i mirënjohur, largëparmes, i sinqertë dhe i paanshëm, Xhafer Devën e kërkuan grupet e mërgimit politik shqiptar për këshilla, për ndihma e përkrahje organizative, për ndërmjetësim, afrim dhe bashkëpunim midis tyre.[19]

Më 1972 e gjejmë në Madrid, si koordinues të bisedimeve të shtruara nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare në mërgim. Nuk duhet lënë pa shënuar edhe këtë se Deva angazhohej në koordinimin e forcave të mërgatës politike, në fushën e shtypit dhe të propagandës.[20] Xhafer Deva kësaj i jepte rëndësi të veçantë në kohët e fundit të jetës së tij. Ai theksoi e ritheksoi se mërgata shqiptare duhej të kishte një shtyp të përbashkët, i cili duhej të drejtohej prej njerëzve të aftë, çka u përpoq ta zbatonte edhe në organizatën e vetë. Mbi të gjitha, atyre udhëtimeve, përpjekjeve, këshillimeve e zhgënjimeve, veprimtaria e Xhafer Devës përfundoi me një stërmundim dhe shkatërrim të plotë të energjive të tij të pafund në mërgimin e gjatë dhe të hidhur.[21] Ai la trashëgim vetëm idealin e Shqipërisë etnike. Xhafer Deva vdiq më 25 maj të vitit 1978 në prag të kremtimit të 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Xhafer Deva u martua në prill të vitit 1952 me zonjën austriake, Osealda (Huber) Kaiser, e cila kishte mbetur me tre fëmijë jetim si pasojë e humbjes së bashkëshortit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ata kaluan një jetë të mirë familjare dhe i edukuan fëmijët në shkollat më të mira të vendit. Si shumë personalitete të mërgimit, Xhafer Deva e mbajti familjen e vetë edhe me punë fizike.[22] Katër vjet në Nju Jork dhe në Boston, Masës, bëri punë të thjeshta dhe u morr me përkthime për agjenci të ndryshme për të siguruar jetesën familjare. Në fillim të vitit 1960 u vendos me banim në Calavera Country të Kalifornisë, ku punoi në një fabrikë druri, gjë që i kujtonte punën që kishte bërë dikur në sharrat e tij në Luginën e Ibrit. Më 1962 punësohet në seksionin e llogarive dhe të postës në Universitetin e Stanfordit, në qytetin Pallo Alto të Kalifornisë.[23]
Aty punoi derisa doli në pension në vitin 1972. Edhe zonja Osealda punoi në bibliotekën e këtij universiteti për vite me radhë. Xhafer Deva mori pjesë në shumë konferenca akademike dhe u cilësua si një ndër analistët më të mirë të kohës.[24] Një dosje e korrespondencës së tij është e mbushur me shkrime, ftesa, falënderime për pjesëmarrje dhe kërkesa të dhënash rreth zhvillimeve të ndryshme politike në bllokun komunist. Xhafer Deva u ftua dy herë si folës në Akademinë Ushtarake Amerikane të Est Pontit - Akademi me famë botërore.[25]

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat