Çifti i njohur Justin dhe Hailey Bieber kanë kaluar një mbrëmje së bashku në New York, duke dalë për një darkë në restorantin e njohur Emilio’s Ballato.
Dyshja është fotografuar të mërkurën, teksa mbërrinin në restorantin që ndodhet në Manhattan, në një dalje që tërhoqi vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.
Justin dhe Hailey, të cilët janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar, vazhdojnë të tërheqin interesimin e publikut edhe për paraqitjet e tyre jashtë angazhimeve profesionale.
Justin dhe Hailey Bieber janë të martuar që nga viti 2018. Në gusht të vitit 2024, ata u bënë prindër për herë të parë, me lindjen e djalit të tyre, Jack Blues Bieber.
Që prej atëherë, çifti po e ndërthur jetën familjare me angazhimet profesionale, ndërsa vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave dhe publikut.