Ju me këto rrobe të veshura kuq e zi nuk mund të hynin në orën e historisë - Bota Sot
Ju me këto rrobe të veshura kuq e zi nuk mund të hynin në orën e historisë

Dokumentare

Ju me këto rrobe të veshura kuq e zi nuk mund të hynin në orën e historisë

Nga: Ramiz Dermaku Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:42
Ramiz Dermaku

Ju me këto rrobe të veshura , kuq  e zi.., nuk ju lejoj të hyni në orën e historisë ! “Studenti me korespodencë“ Avni KRASNIQI anëtarësonte nxënësit? Kjo është një dëshmi se sa ka qenë partia komuniste. et`merrë, një dëshmi, një argumentë se sa të vendosur  ishin ata që ishin antarë të Lidhjesë Komuniste. Partia komuniste të gjithë atyre njerëzve që flisnin keq për te, qofshin të vegjël apo të rritur, ajo i dënonte familjen e vajzës apo të djalit. Duke filluar edhe nga klasa e parë e shkollës fillore i ndëshkonte; me para përjashtim nga shkolla, ose i transferonte në një shkollë tjetër.., pra ajo ishte parti gjakatare, barbare.  

Kur “ Studenti me korespodencë“,  filloi të ushtroj detyrën e profesorit  të Historisë, në gjimnazë , ai sillej si të ishte i dehur. Ai nuk kishte aftësi, nuk i respektonte rregullat dhe normat pedagogjike, por merrej me punë të pista.“Studenti me korespodencë“ në gjimnazë kishte  anëtarësuar  një numër  të madhë të nxënësëve në radhët e Lidhjesë Komuniste. Unë isha  nxënës i vitit të dytë, kur“ Studenti me korespodencë“ na ligjeronte lëndën e historisë. Në fillim të vitit shkollor 1975-76 unë isha nxënës pranë gjimnazit në Hogosht, komuna e Dardanës.“Kur studenti me korespondencë“  erdhi me ditar në dorë dhe hyri në klasën tonë.., ne nuk e njihnim por flitej se do të vie  një“ profesorë“. Ai me një shiqim të vrazhdë i shikoi tërë nxënësit në klasë, dhe pasë prezentimit që bëri për, vete, filloi ti pyeste të gjithë nxënësit si i kanë emrat. Unë kisha të veshur një xhemper të zi , e mbi te kisha jelekun me ngjyrë të kuqe. Kur më pyeti mua.., po ju si quheni .., më shikoi në sy .., dhe tha ; Ju me këto rrobe të veshura nuk ju lejoj të hyni në orën e historisë.., unë nuk fola asgjë.., jo pse u frikësova..,  por ajo më erdhi e pa pritur..,më shqetësoi, më dridhej trupi nga inati dhe nuk e hjeka xhemperin nga trupi. Me një shiqim të mbrehtë dhe me një zë  të lartë.., më tha: Ti me këtë xhemper nuk mund të hysh  në orën e historsë ? ! Pra “studenti me korespondencë“ tani filloi të bërtasë dhe të flasë për trimërin, dhe shtetin e regjimin që ne jetonim. Në orën e dytë të historisë unë përsëri kisha veshur  të njejtat pantollane dhe dy xhemperat. Ai lëshoi ditari mbi tavolinë dhe mu drejtua mua.., Ju mund të dilni jashtë.., unë dola. Shkova në shtëpi dhe i tregova nënës sime ajo ofshau dhe tha; Po.., djali im.., mos e veshë djali im. Unë e ndëgjova nënën time. Babai nuk dinte se qka po ndodhë me mua ?.

Ai ishte muratorë, shkonte heret në punë e këthehej vonë në shtëpi, i lodhur dhe i rraskapitur nga  vapa që mbretronte. Unë vendosa që mos ti tregoj babait për këtë. Mirëpo një “ shokë klase fshatarë i imi, i kishte rrëfyer babait tim, Unë nuk doja ta shqetësoja babain tim,. Unë mendova se ky “ studenti me korespondencë“ do ti le këto marifetllëqe. Mirëpo, pasë  ca dite isha duke luajtur me një shokë  klase.., mora shkumësin dhe gjuajta.. , shokun, shkumësi nga shpina e shokut tim kërceu ( i ra ) fotos së ..Titos. Dikush e kishte informuar “ studentin me korespodencë“.., dhe ai si një bishë mali me hapa të shpejtë vinte në klasën tonë. Hyri i mllefosur dhe i nervozuar, ne të gjithë u ngritëm në këmbë, sepse ashtu edhe kërkohej. Ai me një zë të lartë  pyeti  kush nga ju e gjuajti foton e kryetarit Tito.., askush nuk fliste nga nxënësit një heshtje e madhe ra në klasë.., ai minutë pasë minuti nxehej: Unë në orën e VI-të në pushimin  e gjatë vi tek ju, dhe vërtëtë erdhi[W1]  “ studenti me korespodencë“ erdhi.., dhe më shikoi mua gjatë , mori frymë thellë e tha: Pse s‘po tregoni, ( mu drejtua mua) ti e ke gjuajtur foton? ! Jo unë nuk e kamë gjujtur foton por e kamë gjuajtur shokun tim të klasës e shkumësi nga shpina e shokut  shkoi  tek fotoja. Ai filloi të bërtasë, të më ofendoj mua dhe të gjithë nxënësit që nuk i pëlqenin atij. Ti .., .kurrë nuk ma përmendi emrin tim, por tha .., shkruaje një deklaratë unë ja ktheva deklaratë dhe aty shkruaj se si ka ndodhur.., unë nuk e di  se çka është deklarata ? ! Ai u këthye nxorri lapsin nga gjepi i palltosë, mori një fletë të fletores dhe filloi ta shkruaj deklaratën.

Unë i thashë, unë nuk e nënshkruaj dotë, sepse unë nuk e kamë gjuajtur foton por e kamë gjuajtur shokun tim. Mora çantën dhe u nisa për në shtëpi. Në mbrëmje i tregova babait dhe ai i revoltuar mori frymë thellë ofshau dhe tha; Po nëse kjo është ashtu siq po thuani ju ai nuk qenka normalë, ai nuk qenka pedagogë, e psikolog.., e aq më keq nuk qenka  historian. Të nesërmen unë me shokë shkuam në shkollë në këmbë,  e  babai më tha; unë do të vij me autobusë në ora 12 – 50. Posa hyri në oborrë të shkollës e pyeti një nxënës ? Ku e ka zyrën Avni Krasniqi ? njeri nga nxënësit i kishte treguar.., unë vrapova dhe para babait hyra në zyren e tij. Pasë meje vinte babai me hapa të shpejtë. Kur babai im hyri në zyre të “studentit me korespodencë“, ai  u zbeh në fytyrë.., shikoj këto duarë të qara dhe të përgjakura nga puna e rëndë, menxi po ua sigurojmë ekzistencën familjes sime.., menzi po ua blejë nga një këmishë, xhemper e ju po ju pengon xhemperi i djalit tim  “ studenti me korespodencë“, por për mos të ndodhur edhe më e keqëja, në ato çaste vie me vrapë  Xhymshit Ahmeti, dhe pasë lutjeve të shumëta babai u largua:   dikush i kishte treguar mësuesit xhymshit ( ai ishte dhëndërr i yni ), ai me vrap hyri në klasë dhe e ndaloi babain tim) . Ky është një rrëfim për“studentin me korespodencë“,i cili jo që nuk e kryente detyrën e tij, sepse nuk kishte aftësi.., por merej me punë, probleme, se si po sillen nxënësat në shkollë (ok) por jashtë shkollës. Ky kur ndokujt i rriteshin flokët  i thonte nxënësave .., nesër nuk të lë me hy në shkollë pa i pre flokët. Por edhe nëse dikush nga (djemtë apo vajzat.., kalonin, ai me të gjitha forcat orvatej që ti pengonte. Si hakmarrje ndaj meje “ studenti me korespodencë“,  kishte informuar një policë, i cili shërbente në Hogoshtë. Polici Qemajl Kastrati pasi unë e kreva mësimin me  shokë  u nisëm për në shtëpi. Polici, thirri kush është Ramiz Dërmaku ? Unë u befasova, mendova pak dhe i pyeta shokët ? A të shkojë apo jo ?! Ai tha; më mirë hajde. U nisa drejtë stacionit policor, polici mbante në dorë kërbaqin, e sillte si të ishte ndonjë kauboj, akoma pa hyrë mbrenda në stacionin e policisë, në koridor ai  mbylli derën dhe filloi të bërtasë të më ofendoj. Unë akoma isha duke menduar pse më ftoi polici.. ? Mbi shpinën time ra kërbaqi. U ktheva i revoltuar e ai më tha: A po e shehë  këtë yllë.., nuk fola asgjë ! Kur të thërret polici ti duhet respektuar urdhërin timë ! Jo me më respektua mua por me  e respektua dhe nderua YLLIN  që unë barti në kapelë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...