Skema/ Ja si i zhvati 15.5 milionë lekë nga pagat e luftës i riu nga Durrësi

Durrësi

Skema/ Ja si i zhvati 15.5 milionë lekë nga pagat e luftës i riu nga Durrësi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Denis Trungu është 32-vjeçari nga Durrësi i cili u arrestua nga policia e Shtetit, pasi akuzohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash, prej 15.5 milionë lekë të reja nga pagat e luftës.

Sipas News24, i riu kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë për të pasur akses në një sistem dixhital të ndërtuar për të hedhur pagat e luftës.

Ky sistem funksiononte njësoj në të gjitha bankat e nivelit të dytë.

Pikërisht këtë sistem dixhital kishte hakuar 32-vjeçari Trungu, duke bërë transaksione deri në 15.5 milionë lekë.

Hetimi për zbuluar të riun durrsak ka zgjatur 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat