Aksident në Durrës, automjeti përplas këmbësorin e moshuar, dërgohet në spital

Durrësi

Aksident në Durrës, automjeti përplas këmbësorin e moshuar, dërgohet në spital

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:26
Ilustrim

Një aksident është shënuar këtë të shtunë (2 Janar) në Durrës, ku një 27-vjeçar, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor rreth të 70-ave.

Këmbësori, ende i pa identifikuar, është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2021, në orën 14:50, në lagjen nr.7, Durrës, shtetasi L. Sh., 27 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat