Përfshihet nga zjarri një pallat në Durrës

Durrësi

Përfshihet nga zjarri një pallat në Durrës

Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një pallat në lagjen nr.5 të Durrësit është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportimeve, flakët janë shfaqur në një apartament të një prej pallateve të ndërtuara aty ku më parë ishte lulishtja “1 maji”.

Makinat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që tymi i zi që dilte nga apartamenti tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve që ndodheshin aty.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë. Paraprakisht mësohet se në apartamentin ku shpërthyen flakët nuk kishte njerëz në momentin e rënies së zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat