Varrezat e Durrësit i jepen me koncesion kryetarit të PS për 376 milionë lekë

Durrësi

Varrezat e Durrësit i jepen me koncesion kryetarit të PS për 376 milionë lekë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:27
Ferdinand Xhaferri

Kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri ka denoncuar se varrezat e Durrësit do i jepen e koncesion kryetarit të PS-së në qytetin bregdetar me 376 milionë lekë. Ai e cilëson grabitje dhe skandal këtë vendim.

“Varrezat e qytetit të Durrësit janë në gjendje të mjerueshme, megjithëse fondi i Bashkisë së Durrësit është rreth 300 milionë lekë në vit për mirëmbajtjen. Gjendja është kjo, se askush nuk punon për të shërbyer, por për të abuzuar. Përpara 2 ditësh ka ndodhur e paimagjinueshmja. Këshilli bashkiak është mbledhur dhe  ka vendosur te japë me koncesion shërbimin funeral.

Të privatizojnë, të japin me koncesion varrezat. Vendimi është shumë tinëzar për mënyrë  sesi është hartuar. Që në kokë, relacioni i referohet një vendimi të vitit 2019, për 88 milionë lekë të vjetra, por në të vërtetë ajo që jepet me koncesion shpjegohet më poshtë, janë 376 milionë lekë, një grabitje e pastër, një taksë e re që u shtohet qytetarëve të Bashkisë së Durrësit. Në prag të ikjes kanë shkuar përtej. Në të gjitha burimet që kam brenda bashkisë, këtë koncension e fiton Luan Zaza, kreu i Partisë Socialiste Durrës.

Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të Durrësit. Këto janë nga ato rastet e shumta ku përplaset dhunshëm në fytyrë makutëria e kësaj qeverie për të grabitur qytetarët. Është një nga ato skandale që e bëjnë akoma më të domosdoshme pjesëmarrjen masive në 25 Prill për ta larguar këtë bandë” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat