Kryemadhi prezanton programin në Durrës/ ‘Do ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve’

Durrësi

Kryemadhi prezanton programin në Durrës/ ‘Do ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve’

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:27
Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin ekonomik në Durrës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi deklaroi se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’.

Sipas Kryemadhit, investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është ‘marrë peng’ nga kjo qeveri.

“Tashmë këtu në Durrës puna është gati. S’mund të themi se këtu nuk ka njerëz, por projekti është gati. Është me rëndësi që mos të krijojmë hapësira që elitën e Durrësit, mos ta largojmë. Në mënyrë të tillë që të nxisim zhvillimin.

Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon.

Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase.

Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj.

25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përp

Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave ke

Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve.”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat