Rrëshqitje dheu tek Kodra e Currilave në Durrës, pemët e rëna bllokojnë rrugën

Durrësi

Rrëshqitje dheu tek Kodra e Currilave në Durrës, pemët e rëna bllokojnë rrugën

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Foto

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës, Durrësi po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së dherave.

Rrëshqitje masive  dherash ka pasur dhe nga Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit.

Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të  strukturës së dherave të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave gjatë ditës së sotme.

Për të pastruar dëmet janë angazhuar përveç punonjësve të komunales dhe ata të shërbimit zjarrfikës.

Rrëshqitja e dherave nga kodra ka dëmtuar dhe mjaft pemë, një pjesë e të cilave kanë rënë mbi rrugën që lidh Durrësin me Currilat e më tutje me zonën e Kallmit. Brigadat e punës janë fokusuar në prerjen e pemëve dhe largimin e tyre nga rruga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat