Aksident i rëndë në Sukth/ “Renault” përplaset me Benzin, humb jetën 16 vjeçari

Durrësi

Aksident i rëndë në Sukth/ “Renault” përplaset me Benzin, humb jetën 16 vjeçari

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e shkuar në Sukth të Durrësit.

Një 16 vjeçar mbeti i plagosur fillimisht pasi mjeti të cilin drejtonte u përplas me një automjet rreth orës 18:00, por gjatë natës i riu ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestua në flagrancë drejtuesin e mjetit, një 54 vjeçar.

Komunikata e parë:

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komunikata e dytë:

Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat