Pjesë e bandës së Lul Berishës, si e vranë Edmond Çekiçin në Durrës

Durrësi

Pjesë e bandës së Lul Berishës, si e vranë Edmond Çekiçin në Durrës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:23
Edmond Çekiçi

Ditën e sotme një atentat ka ndodhur në Durrës ku si pasojë viktimë ka mbetur Edmond Çekiçi, i njohur si anëtari bandës së Lul Berishës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16, Durrës rreth orës 08:40, pranë Drejtorisë Arsimore  Durrës. Ndaj 40-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri, ndërs aka mbetur i vdekur në vend.

Mësohet se Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i Edmondit për te pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë,  një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa tëvjedhura  në Tiranë i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat