Bahri Shaqiri i sigurt që do të jetë pjesë e Parlamentit të ri

Durrësi

Bahri Shaqiri i sigurt që do të jetë pjesë e Parlamentit të ri

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:44
Bahri Shaqiri

Sa mandate do të marrë LSI në Durrës? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga gazetarja Ilva Tare për kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste në Durrës, Bahri Shaqiri.

Ai vendosi të mos përgjigjej me një shifër konkrete por theksoi se LSI-ja do të surprizojë me rezultatin e saj dhe jo vetëm në Durrës.

“Në Durrës rezultati që do marri PD-ja dhe LSI-ja do të jetë shumë herë më i madh se ai që do marri partia në pushtet,” – u shpreh Shaqiri.

Kandidati theksoi në Ilva Now se do të kërkonte votë preferenciale dhe votë partie duke pohuar kësisoj se ka një siguri sa i takon hyrjes në parlament.

Rrugët, uji i pijshëm, punësimi, ndërtesat e shembura nga tërmeti ishin disa nga shqetësimet që Bahri Shaqiri përmendi teksa sqaroi gjithashtu se këto janë dhe problemet më të zakonshme të qytetarëve të Durrësit me të cilat ai po përballet gjatë fushatës së tij.

Sa i takon marrëdhënieve me Patinë Demokratike ai pohoi se janë shumë të mira.

“Secila parti punon në mënyrë individuale për të marrë votat e veta por marrëdhëniet midis dy forcave politike janë të shkëlqyera dhe janë shumë të marrë maksimumin e votave të mundshme. Përpiqemi të kontribuojmë te njëri tjetri për të ndihmuar, për të maksimalizuar votën,” – tha Shaqiri, duke shtuar gjithashtu se ky koordinim mes dy forcave politike ndodh edhe në sajë të takimeve, edhe zonave ku shkojnë, edhe duke studiuar elektoratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat