Kapen me kokainë 3 persona në Durrës

Durrësi

Kapen me kokainë 3 persona në Durrës

Më: 26 mars 2021 Në ora: 08:51
Kokainë

Autoritetet finalizuan operacionin policor të koduar "Tapiza", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"), babë e bir, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë - Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip "Volkswagen", që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat