Kryebashkiakja e Durrësit takim me gratë: Mandati i tretë do të jetë vazhdim i projekteve të mëdha

Durrësi

Kryebashkiakja e Durrësit takim me gratë: Mandati i tretë do të jetë vazhdim i projekteve të mëdha

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:04
Emiriana Sako

Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me gra dhe vajza të njësisë administrative të Sukthit.

Në këtë bashkëbisedim u deklarua se mandati i tretë do të jetë vazhdim i projekteve të mëdha që sapo kanë nisur në Durrës, të cilët do ta transformojnë plotësisht atë. Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka folur për e rindërtimit që po ecën me ritme të shpejta në të gjithë bashkinë e po ashtu edhe në zonën e Sukthit.

Po kështu kryebashkiakja Sako foli edhe për investimet e shumta në infrastrukturën rrugore si dhe në ujësjellës ku aktualisht po përfundon investimi në Vadardhë që do të furnizojë këtë zonë me 24 orë ujë.

“Gruaja është një forcë e madhe dhe qeveria socialiste e drejtuar nga Edi Rama e ka treguar me vepra mbështetjen ndaj saj”, tha Sako.

Kështu është shprehur kandidati i PS për qarkun e Durrësit Jurgis Çyrbja. Çyrbja u shpreh se nëse në vitin 2017 morëm 8 deputetë, tani i kemi mundësitë për më shumë, edhe për faktin se në listën e kandidatëve kemi vetë kryeministrin Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat