Grantet për tërmetin, Bashkia e Durrësit u përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike

Durrësi

Grantet për tërmetin, Bashkia e Durrësit u përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike

Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:16
Bashkia e Durrësit

Pas denoncimit të Partisë Demokratike se në muajt mars dhe prill janë shpërndarë grante për familjet e prekura nga tërmeti me qëllim blerjen e votave, ka reaguar Bashkia Durrës përmes një deklarate për shtyp.

Sipas Bashkisë, procesi i shpërndarjes së grantit për rikonstruksion ka nisur që në fillim të vitit 2020 dhe është kryer sipas të gjitha procedurave të përcaktuara me VKM.

“Bashkia e Durrësit kërkon të sqarojë opinionin publik se procesi i shpërndarjes së grantit për rikonstruksion ka nisur që në fillim të vitit 2020 dhe është kryer sipas të gjitha procedurave të përcaktuara me VKM si dhe të miratuara në këshillin bashkiak me transparencë të plotë, pasi këto vendime janë të publikuara të gjitha në faqen zyrtare të bashkisë”, sqaron Bashkia e Durrësit.

Në reagimin zyrtar të bashkisë thuhet se dhënia e grantit për rikonstruksion familjeve të prekura nga tërmeti nuk ka të bëjë me zgjedhjet apo votat, por ka të bëjë me strehimin e familjeve të mbetura pa shtëpi.

“Dhënia e grantit për rikonstruksion familjeve të prekura nga tërmeti ashtu si të gjitha proceset e tjera të rindërtimit nuk kanë të bëjnë fare me zgjedhjet apo me votat por ka të bëjë me strehimin sa më të shpejtë të familjeve të mbetura pa shtëpi dhe me kthimin e qytetit në normalitet pas atij tërmeti tragjik”, thuhet më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat