RENEA blindon edhe qytetin e Durrësit, kontroll tek terrenet e “të fortëve”

Durrësi

RENEA blindon edhe qytetin e Durrësit, kontroll tek terrenet e “të fortëve”

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Edhe qyteti i Durrësit, është blinduar nga zbarkimi i forcave RENEA në terren. Objektiv i kontrolleve kanë qenë lokalet ku qëndrojnë personat “problematikë” dhe të dyshuar për lidhje me krimin.

Mësohet se kontrollet janë përqendruar edhe tek lokalet e Plarent Dervishit, ndërsa në sitë është futur një tjetër lokal i njohur në Durrës, ku thuhet se frekuentohet nga personazhe të botës së krimit.

Në krye të aksionit mësohet se është vetë kreun drejtorisë së policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

Ndërkohë aksion nga RENEA e FNSH po zhvillohen në Vlorë por edhe në Elbasan. Deri më tani ka dy të arrestuar dhe dhjetëra të shoqëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat