Situatë e rëndë me plehrat në Durrës, dekompozohen në trotuare, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Durrësi

Situatë e rëndë me plehrat në Durrës, dekompozohen në trotuare, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Në të pestën ditë pa u pastruar plehrat në të gjithë qytetin, qytetarët e Durrësit rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve infektive. Situata është e rëndë, me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese.

Durrësi duhet të ofronte një imazh komplet tjetër këtë sezon turistik, për më tepër që vjen pas dy viteve të vështira prej tërmetit dhe pandemisë.

Por panorama që ofron qyteti bregdetar për të pestën ditë me radhë është tej mase larg atij që duhet të kishte një bashki që turizmin e konsideron motorin e ekonomisë.

Kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur, ndërsa apeli i qytetarëve në këto ditë të nxehta është vetëm një: Na hiqni plehrat, po mbytemi!

Qytetarët de turistët janë dëshmitarë të pamjeve të shëmtuara të rrugëve të qytetit, ku grumbujt me mbeturina dergjen trotuareve, pasi kazanët janë të tejmbushur.



Një ditë më parë, në disa lagje periferike banorët ua vunë vetë flakën mbeturinave, pasi era e rëndë dhe infeksionet që rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë Celsius, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.

Prej disa ditësh, kamionët e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal të Durrësit dhe Shijakut, nuk kanë ku të shkarkojnë plehrat duke u përsëritur për të disatën herë i njëjti skenar për të detyruar qeverinë të paguajnë koston e depozitimit të mijëra ton mbetje të bashkisë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat