Denoncimi/ Bashkia ‘rrjep’ qytetarët durrsakë

Durrësi

Denoncimi/ Bashkia ‘rrjep’ qytetarët durrsakë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Top Channel”, në rubrikën “Ti raporton”. Një qytetar durrsak denoncon gjendjen kaotike që janë të detyruar të kalojnë qytetarët atje përfshirë edhe biletat e shtrenjta të autobusëve urbanë.

Ai shkruan se linja e autobusit Durrës-Golem është ndarë në dy tashmë dhe qytetarët nga 40 lekë që duhet të paguanin në një rrugë, po paguajnë 120 lekë për dy urbanë, sepse edhe bileta është bërë 60 lekë.

Kështu një personi që duhet të shkojë nga Durrësi në Golem dhe të kthehet prej andej duhet të paguajë 240 lekë, ndërkohë që më parë paguante vetëm 80 lekë.

Një tjetër shqetësim që ngre qytetari është fakti se rëra e plazhit është mbushur me lokale dhe restorante nga zona e brezit të rërës në Plazhin e Shkëmbit të Kavajës, në atë të Golemit deri në vendin Përroi i Agait.

“Bashkia e Durresit ka dhene leje qe jane mbushur me lokale dhe restorante zona e brezit te reres ne Plazhin e Shkembit te Kavajes dhe ate te Golemit deri ne vendin Perroi i Agait qe vjen e mori kjo Bashki ne muaji Gusht. Po kjo zone nuk ka plazh publik  per banoret e apartamenteve. Ndertimet vazhdojne edhe ne kete kohe ku makinat e renda ne kete zone kane prishur pusetat. Jane banoret deshmitare se me dhjetra pisha shume vjecare jane prere per ndertimet e reja.

Po keshtu edhe ujesjellsi i Durresit ka bere mbi faturime te shumta per banoret e plazhit. Gjithashtu linja automobilistike Durres -Golem ( 60 lek bileta ) e ka ndare edhe ne dy linja Durres -Plepa 60 lek bileta dhe Plepa -Golem 60 lek bileta. Turp  per cdo tre kilometra rruge duhet qe populli te paguaje 40 lek ,  derisa tani ai paguan 60 lek. Linje urbane teper problematike prej dhjete vitesh dhe duke e merzitur  me shume populli  per vonesat dhe cmimin e madh. Sensibilizoni keto probleme teper shqetesuese per pushuesit dhe banoret e plazhit”, shkruan denoncuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat