Pushuesit braktisin plazhet në Durrës, alarm për stuhi dhe reshje shiu

Durrësi

Pushuesit braktisin plazhet në Durrës, alarm për stuhi dhe reshje shiu

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:05
Durrës

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka boshatisur bregdetin e Durrësit në mes të korrikut.

Pushuesit kanë braktisur plazhin e Durrësit për shkak të reshjeve të shiut që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas përmbytjes masive në Gjermani dhe Belgjikë, edhe në Shqipëri u paralajmërua se do të ketë ndryshime të kushteve atmosferike që do të sjellin reshje shiu dhe stuhi.

Megjithatë, paraditen e sotme në port kanë mbërritur rreth një orë më vonë se parashikimi 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa trageti i Ankonës nuk ka pasur vonesa.

Katër mijë udhëtarë kanë mbërritur me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit. Deti regjistron një forcë prej 4-5 ballësh, e cila nuk e ka ndërprerë lundrimin detar.

Kapitaneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do të karakterizojnë motin në bregdet edhe gjatë ditës së hënë.

Video KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat