Arrestohet i riu në Durrës, e qëlloi me pistoletë këmbëve 44-vjeçarin

Durrësi

Arrestohet i riu në Durrës, e qëlloi me pistoletë këmbëve 44-vjeçarin

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari është Lorenco Këlliçi, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Trafikimi i armëve dhe i municionit".

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në 10 korrik të këtij viti, në vendin e quajtur lagja "Mirdita".

Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Këlliçi ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat