Kapet kokainë në portin e Durrësit, këto janë detajet e para

Durrësi

Kapet kokainë në portin e Durrësit, këto janë detajet e para

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Është kapur sërish një sasi e konsiderueshme kokaine në portin e Durrësit.

Këtë herë, droga mësohet se po dilte nga Shqipëria dhe destinacion kishte Italinë.

Mësohet se kokaina ishte fshehur në një kamion në portin e Durrësit ndërsa është zbuluar pas kontrolleve të imtësishëm në pikën kufitare.

Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e kamioni, i cili paraprakisht ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën. Për sa i përket sasisë së kapur, ende nuk bëhet e ditur pesha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat