Shkarkohet nga detyra nënkryetari i bashkisë së Durrësit

Durrësi

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i bashkisë së Durrësit

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i bashkisë Durrës, Arbri Braho, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho.

Shkarkimin e ka firmosur Emirjana Sako, kryetarja e komanduar.

Vendimi është marrë dje dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Kujtojmë se një ditë më parë, Braho ka bërë një denoncim publik ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Në një status të publikuar në WhatsApp, Braho e quan Dakon, “xhuxhi 339”, referuar edhe përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzoi atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë.

Në mesazhin e publikuar, Braho shton se Dako planifikon të marrë edhe paratë e hidrovorit.

Megjithatë, nuk dihet nëse shkarkimi i tij është i lidhur me këtë denoncim apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat