Beton mbi historinë, rindërtimi në Durrës dëmtoi monumentet e trashëgimisë

Durrësi

Beton mbi historinë, rindërtimi në Durrës dëmtoi monumentet e trashëgimisë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Durrësi është ende në mes të procesit të rindërtimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Mbrojtësit e trashëgimisë kulturore, ngrenë alarmin se disa projekte dëmtuan dhe betonizuan gjurmë të rëndësishme të së shkuarës.

Dy vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, në Durrës procesi i rindërtimit po vijon në kurriz të trashëgimisë arkeologjike të qytetit

Herë nga institucionet e herë pa dijeninë e tyre, gjurmë të rëndësishme të së shkuarës janë betonizuar.

"Një pjesë e gjetjeve arkeologjike nuk janë monitoruar nga arkeologët dhe në disa raste ato janë shkatërruar."

Rindërtimi i shkollës Shaqe Mazreku për ekspertët është shembulli konkret.

Sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, ndërtimet që realizohen në zona me intensitet të lartë arkeologjik, duhet të monitorohen nga arkeologë.

Aty lidhja e kontratës me arkeologët është bërë një muaj pasi punimet kishin përfunduar.

"Në momentin që punimet nëntokësore, ngritja e katit të parë kishte mbaruar u lidh marrëveshja për monitorim arkeologjik, duke kuptuar që këto marrëveshje ishin thjesht për procedura dhe nga ana tjetër në terren nuk kishte asnjë lloj monitorimi."

Geri Emiri, që në vazhdimësi ka investiguar mbi betonizimin e historisë në Durrës, thotë se Kryebashkiakja Emirjana Sako dhe Ministria e Kulturës kanë heshtur në rastet kur janë informuar.

"Duhet të kemi parasysh se Institui i Akademisë rreth 1 vit më parë i ka drejtuar një kërkesë bashkisë Durrës dhe ministrisë së Kulturës duke i vendosur në dijeni për potencialin arkeologjik që zona kishte. Punimet nuk ndaluan, por vijuan më tej."

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport së fundmi  theksonte  rindërtimi mbi zonat arkeologjike në Durrës është bërë pa ekspertizën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat