Kapet në Durrës peshkaqeni dem, specia e rrallë bie në rrjetën e anijes

Durrësi

Kapet në Durrës peshkaqeni dem, specia e rrallë bie në rrjetën e anijes

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Kapet në Durrës peshkaqeni dem

Në rrjetën e anijes së peshkimit “Delsi” ka rënë një specie e rrallë ujore, e njohur si peshkaqeni dem.

Sipas peshkarëve, gjallesa ujore  është kapur në gjirin e Durrësit, teksa kishin dalë për gjueti në det të favorizuar dhe nga koha e qendrueshme e ditëve të fundit.

Peshkaqeni i kapur ishte rreth 3 metra i gjatë dhe peshonte afro 300 kg.

Ky lloj peshkaqeni njihet si një gjallesë e rrallë për ujërat tona, pasi kryesisht gjendet në thellësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat