20-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Durrës, arrestohet

Durrësi

20-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Durrës, arrestohet

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës,pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në moshën 14-vjeçare.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. V., 20 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmimi seksual".

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmimi seksual", shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç. “- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat